• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD e shpalli non-grata, Mbretëresha e Danimarkës nderon arkitektin e teatrit me titullin Kalorës i Kryqit

by Java News
30/10/2018 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbretëresha e Danimarkës nderoi dje arkitektin e Teatrit të Ri me titullin Kalorës i Kryqit për merita në shërbim civil e kontribute në art dhe shkencë. Përkundër sulmeve të opozitës këtu në Shqipërisë e cila e shpalli edhe non-grata, arkitekti danez, Bjarke Ingels, që ka projektuar disa prej ndërtesave më të bukura në botë, është një nga më të vlerësuarit. “Për të kuptuar sa pa sens është “haxhi-qamilizmi” i disave me “persona non-grata” e histeri pa mend, Mbretëresha e Danimarkës sapo nderoi arkitektin e @TeatriRi me titullin Kalorës i Kryqit për merita në shërbim civil e kontribute në art & shkencë”, shkruan Veliaj.

Medalja është miratuar personalisht nga Mbretëresha e Danimarkës dhe i jepet një personi ose një grupi njerëzish që kanë pasur ndikim të rëndësishëm në avancimin e arkitekturës.

Arkitekti danez, Bjarke Ingels, është projektuesi i Teatrit Kombëtar në kryeqytet. Themelues dhe partner i “Bjarke Ingels Grou”p (BIG), 43-vjeçari vlerësohet për konceptet sociale në arkitekturën e tij. Studio e Bjarke Ingels numëron një staf prej 400 personash.

Ai ka ndërtuar një sërë objektesh, që i kanë dhënë emër në botë. Bjarke Ingels ka projektuar “Two World Trade Center” në Nju Jork, ndërsa në vitin 2017 ai dhe kompania e tij ishte në qendër të një dokumentari të quajtur “Big Time”. Midis punëve të tij të shumta është dhe kompleksi i ri i zyrave të “Google”, apo “Eurocity” në Francë. Një ndër veprat më të bukura pritet që të jetë edhe ndërtimi i stadiumit të Barcelonës, dizenjimi i të cilit është besuar pikërisht Bjarke Ingels Group.

Në vitin 2011, gazeta e madhe ekonomike amerikane “Wall Street Journal” e vlerësoi Ingelsin si “Inovatori i Vitit” për arkitekturën, ndërkohë që “Time Magazine” në vitin 2016 e përfshiu atë në “100 njerëzit më me influencë”. Bjarke Ingels ka marrë 21 çmime ndërkombëtare të ndryshme./a.ç

Next Post
Enver Hoxhaj: Serbia mbetet kërcënim për rajonin prej Rusisë

Enver Hoxhaj: Serbia mbetet kërcënim për rajonin prej Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In