Partia Demokratike e Sarandës i ka kërkuar KZAZ-së së këtij qyteti të ndërpresë menjëherë procesin zgjedhor.
PD i ka dërguar një shkresë zyrtare KZAZ Nr. 88, Bashkisë së Sarandës, Komisariatit të Policisë, KQZ dhe Misionit të OSBE/ODIHR, duke i sqaruar se procesi zgjedhor është i paligjshëm pas dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjes, ndaj dhe duhet të ndërpritet në të gjithë territorin e Sarandës.
“Për ndërprerje të menjëhershme të procesit të paligjshëm të votimeve në territorin e bashkisë Sarandë”, shprehet PD.
Ndërkohë pak më parë në Sarandë kanë mbërritur edhe materialet dhe zgjedhor, dhe ndodhen në ambientet e palestrës së shkollës së mesme të Hoteleri Turzmit.
/a.r