PD e Rrogozhinës dhe disa banore të zonave përreth kanë dalë në protestë duke bllokuar autostradën Kavajë-Lushnjë. Qytetarët kanë bllokuar autostradën në të dy anët e saj, pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës.
Ata deklarojnë se po protestojnë për rritjen e çmimeve dhe mungesën e punësimit si dhe largimin e të rinjve që nuk e shohin perspektivën në Shqipëri.
“Ne protestojmë për studentët, për punën e naftës sepse është shtrenjtë. Kanalet vaditëse që nuk janë pastruar. Edi Rama duhet të largohet sa më parë”- tha një protestues.
/a.meta