Deputeti Xhemal Gjunkshi përsëriti qëndrimin e selisë blu se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako duhet të burgoset.
Faktet, sipas tij gjenden në dosjen 339 dhe vërtetojnë lidhjet e tij me bandën e Avdylajve.
Prej disa ditesh PD ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut të Durrësit
”Prej gati një muaji, qytetarët janë njohur me denoncimin e Partisë Demokratike se Vangjush Dako është peshku i madh i dosjes 339!
Vangjush Dako është një nga personat kyç për blerjen kriminale të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.
Shkarkimi i kryebashkikaut të Durrësit duhet të ishte veprimi i parë që duhet të kishte bërë një kryeministër i pakapur nga krimi,
Arrestimi duhet të kishte qenë vendimi i menjëhrshëm një prokurorie të pakapur nga qeveria dhe krimi.
Vangjush Dako meriton të ndëshkohet me burg për blerjen e votave nëpërmjet bandave dhe për shpërblimin me tendera, punë publike dhe favore të tjera për krimin që i siguroi votat.
Në Dosjen 339 ndodhen qindra faqe me përgjime që vertetojnë lidhjet e bandes kriminale të qeverisë me bandën e Avdylajve, në Durrës dhe Shijak” thuhet në reagimin e deputetit Xhemal Gjunkshi.
a.ç