Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka komentuar zhvillimet në asamblenë e Partisë Socialiste pasditën e sotme që sollën ndryshime në strukturën e kësaj partie. Sipas Sali Berishës, Gjiknuri u flak sot si Ahmetaj me këshillat që të arratiset. Berisha tha se dosja e inecenratorëve po shpërbën këtë kupolë mafiozë e se Rama është i gatshme që t’i shesë këdo.
‘Asambleja e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë u mbyll siç filloi në flakët e djegëseve. Ajo çka mund të thhem e siguri nga ky zhvillim 50 minutësh është se djegëset po përzhitin, por përcëllojnë me flakët e tyre mazhorancën mafioze të Edi Ramës. Mafia shtetërore më e rrezikshme në Europë u mblodh me dyer të mbyllura pasi vendi është në flakë. U mblodh me dyer të mbyllura pasi SPAK në një dosje 310 faqe ka tronditur si një tërmet 8 ballësh, mafien më të rrezikshme të Europës. Ka tronditur sepse ka sjellë në skenë për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar vjedhjen e shekullit dhe të gjithë organigramës e piramidës së shekullit.
Ajo dosja rëndom mund të quhet dosja Ahmetaj dhe në çdo fjalë në çdo kuptim dhe nënkuptim ajo është dosja Rama, dosja viktimë e fundit Damiani, që u flak sot si Arben AHmetaj natyrisht me këshillën për tu arratisur. Dosja dhe flakët e saj kanë përcëlluar deputetë e ministra të tjerë. Ndaj edhe lokali i bukur i pronarit të vet u shndërruar në një shpellë mafie për një orë. Dyërt e mbyllura ishin fytyra e vërtetë e mafias shtetërore. Asambleja e mafioze më të rrezikshme u mblodh pas trupit të arratisë së shekullit.’- tha Berisha.
I cili ndonese PD-ne e tij e ka te ndare ne disa copa me kontributin e vete atij, ku te gjithe jane vene ne kerkim te ‘vules’, dhe gjen kohen per te analizuar situaten brenda PS dhe hedhur akuza ne lidhje me ndryshimet strukturore qe kundershtari i tij politik ben./m.j