• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD e ka humbur shansin të jetë parti qeverisëse

by Artur Ajazi
17/09/2020 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike ka nisur të mendojë seriozisht për të siguruar “armën” më të besueshme që ajo mendon se do ta nxjerrë nga bataku elektoral. Ka vendosur të hapë “thesin” për të blerë sa të mundet media, duke joshur pronarët e saj, jo vetëm me premtime boshe, por edhe me para.Sytë e drejtuesve të Partisë Demokratike, janë drejtuar nga portalet e vjetra dhe të reja, nga televizionet dhe disa media të shkruara. Sikur të mos i mjaftonte mbështetja e madhe mediatike me të cilat ajo parti bën ekspozimin e shpifjeve, akuzave dhe denoncimeve, tani ka ardhur koha të inventarizojë si “pro” saj edhe media të tjera. Lulzim Basha edhe pse në këto vite të humbura për partinë e tij,  ka patur rastin dhe mundësinë të ketë në krah një numër të madh mediesh (të cilat nuk dihet si mbijetojnë financiarisht) sërish nuk ka gjetur rrugën e duhur për të qenë shpresëmadh se zgjedhjet e 25 Prillit 2021 do ti fitojë.

Listat e hapura apo listat e mbyllura, listat e reja apo listat e vjetra, propozimet e bazës apo “copy 5” listat e 2017, një gjë është e sigurtë për Lulzim Bashën, humbja e tretë rradhazi, dhe rruga e vështirë e tij për të mbajtur me pahir karrigen e kryetarit të partisë. Thuhet se “oligarkët” që nisi ti sulmojë para 1 viti me “egërsi” të pashoqe, duke shpifur sa ka dashur, sot po u premton “mbështetje dhe lehtësira” në këmbim të ndihmave financiare për të afruar sa më shumë media për fushatën e ardhshme. Lulzim Basha ka hyrë në fazën më vendimtare të jetës së tij politike, ku pas afro 8 vitesh në opozitë edhe pse me “motorrë” të fikur dhe mungesë idesh dhe programesh, i duhet të përballet hapur me mungesën e përvojës personale, edhe pse shpreson se “ka obligimin moral ti fitojë zgjedhjet e 2021”. Një gjë është e sigurtë dhe kjo lehtësisht e vërtetueshme, humbja ka qenë dhe mbetet “triumfi” i tij në politikë.

Pavarsisht se Lulzim Basha, mundohet të mos krahasojë “opozitën e Berishës” me opozitën e tij, pavarsisht se ai mundohet të “shkasë” disi nga mënyra e vjetër dhe tradicionale e asaj partie, për të treguar “ndryshimin”, duket se beteja e ardhshme elektorale do të vendosë (pavarsisht mbështetjes mediatike që ka siguruar) fatin e tij në politikë. Një nga sfidat humbura të Lulzim Bashës në këtë  periudhë, mbetej  afrimi  i  “të flakurve nga PD”, të cilët ai  u mundua ti joshë me futjen në listat e reja. Lëvizjet e paramenduara të kryetarit të PD, e kanë thelluar  ç’montimin e të djathtës në Shqipëri, duke ja lënë vendin një historie të vjetëruar që nuk ngjall më shpresë dhe besim tek mbështetësit e tij. Edhe procesi që Partia Demokratike nisi me gjoja pretendimin e “seleksionimit të emrave të rinj për kandidatë për deputetë”, rezultoi një zhgënjim, dhe jo “risi” për të vetmen parti politike që ka braktisur leksionet e Dhjetorit ’90.

Shqiptarët e ndjejnë se, Partia e Bashës, nuk di të reformohet, nuk di të bëjë “katharsis”, nuk di të përçojë vlera demokracie, por thjesht  demotivon edhe prurjet  e reja, që ndoshta pa e menduar mirë, hedhin hapin drejt asaj partie. Ka shumë arsye që duhet të themi se “ky nuk është viti i opozitës”, por është viti i atyre që kryen me sukses transformimin  rrënjësor  të shoqërisë, institucioneve, viti i atyre që kishin kurajon të bënin reformat, dhe afronin vendin në sofrën e madhe të Bashkimit Europian.

Next Post
Kosova drejt kolapsit, vetëm 130 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19

Bien sërish shifrat në Kosovë: 3 viktima dhe 43 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Comments 1

  1. Tanushi says:
    6 years ago

    Me gazin do fitoje luli
    Kurreeèe

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In