Kandidati i perzgjedhur dje me short nga shoqeria civile per te qene pjese e Keshillit te Larte Gjyqesor, Altin Hazizaj ka reaguar sot pas denoncimit të PD. Keshtilltari i PD Gazment Bardhi tha sot: “Kandidati per KLGJ nga shoqeria civile Altin Hazizaj ka depozituar deklarate ku deklaron se nuk ka qene i denuar me vendim gjyqsor te formes se prere. Eshte deklarate e rreme sepse sipas shkreses se Drejtorise se Burgjeve dhe Prokurorse se Pergjithshme rezulton se Altin Hazizaj eshte denuar dy here me vendim te formes se prere per dy vepra penale”.
REAGIMI I PLOTE I HAZIZAJT:
Ka disa ceshtje qe nuk duhen bere asnjehere politike, por qe me c’duket nuk i shpetuam dot. Per te gjithe miqte dhe koleget gazetare, qe i falenderoj per korrektesine ne raportim keto dy dite, ky lajm dhe link do t’i ndihmojne per te kuptuar dhe sqaruar te verteten! Organizatat me prestigjoze te te drejtave te njeriut dhe te te drejtave te gazetareve, shkruajne per Altin Hazizaj, ne ate kohe nje gazetar 22 vjecar, qe luftonte me nje sistem autoktratik qe kishte kufizuar cdo liri te njeriut! Ky eshte fakti ne nje nder periudhat me te errta te historise se Shqiperise! Pjesa tjeter eshte politike dhe une nuk kam aplikuar per politikan, por per nje njeri qe kerkon te ndryshoje perfundimisht drejtesine ne kete vend!
January 31
Altin Hazizaj, Koha Jone, I BURGOSUR
Hazizaj, nje gazetar i gazetes me te madhe te perditshme te pavarur, , Koha Jone, u arrestua dhe u akuzua per mos bindjen ndaj urdhrave te policise teksa po perpiqej te hynte ne nje ndertese. Hazizaj po raportonte nje perpjekje te policise per te larguar me force ish te burgosurit politike, te cilit kishin banonin ne menyre te paligjshme ne nje ndertese te paperfunduar ne Tirane. Ne skenen e ngjarjes policia sekuestroi filmin dhe apartatin fotografik te fotografit Genc Shkullaku. Ne 2 Shkurt , pasi CPJ dhe nje sere organizatash nderkombetare protestuan per ndalimin e tij, Hazizaj u la i lire me vendim gjykate. Hetimet ndaj gazetarit vazhdojne dhe ai duhet te raportoje tek autoritetet dy here ne jave!
ma.me