• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD duhet të zgjedhë mes Orbanit dhe Ramës

by Mero Baze
13/10/2024 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria pas tre ditësh çel kapitullin e parë të negociatave me BE dhe Hungaria është kryesuesja e radhës e BE.

Raportet shtetërore mes dy vendeve për fat janë të mira dhe kryeministri më pro Soros në Evropë Edi Rama, për fat ka raporte të mira me kryeministrin më anti Soros në Evropë. Sorosi nuk i ka penguar për asgjë.

Për Edi Ramën ai nuk është problem, ndërsa për Orban është fat, se i ka prodhuar atij ideologjinë e një armiku të dobishëm për pushtetin e tij.

Suksesin ideologjik që Orban ka arritur duke shpikur një armik kombëtar, janë përpjekur ta përdorim shumë parti të tjera, kryesisht në Evropën Juglindore, por pa ndonjë sukses të madh.

Vonë janë kujtuar dhe të djathtët tanë pas një bashkëpunimi 30 vjeçar me Sorosin. Sidoqoftë tani PD e ka armik zyrtar. Dhe kjo është një nga arsyet përse Berisha e respekton Orbanin. Madje ai është i vetmi dhe që nuk e ka refuzuar pas shpalljes “non grata”.

I vetmi që po më pëlqen me këtë politikën e pavarur brenda PD është Gazment Bardhi. Ai sulmoi sot Edi Ramën duke e akuzuar për raportet e mira me Orbanin dhe duke theksuar se ai nuk mund të jetë model për Shqipërinë.

Është një tezë e guximshme për një që aspiron të jetë në krye të PD së Berishës. Qoftë dhe pas Flamurit.

Refuzimi i modelit të Orbanit nga PD është vërtet lajm i rëndësishëm jo për Orbanin, por për Berishën dhe PD. Sado që ka pranuar të bashkëjetojnë në diversitet, kjo është më shumë. Është bashkëjetesë në konfiktualitet, pasi janë qëndrime diametralisht të kundërta. Pra PD zyrtare ka armik Sorosin dhe mik Orbanin. Gazment Bardhi thotë nuk kemi model Orabanin, i cili të vetmin model politik që ka prodhuar është modeli anti Soros.

Kjo është vërtet e guximshme dhe lajm i rëndësishëm, sikur Bardhi ta dijë çfarë ka thënë. Nëse është nxituar mund të bëjë autokritikë. Nëse e ka thënë me vetëdije, meriton duartrokitje nga ne dhe shpulla nga Berisha.

Se PD duhet të zgjedhë mes Orbanit dhe Ramës, kë ka aleat. Ngjajnë si fitues, por nuk janë njësoj.

Next Post
Blogu francez “Mi-fugue, mi-raison”: Udhëtimi ynë në Shqipëri, kulturë dhe larmi peizazhesh magjepsëse

Blogu francez “Mi-fugue, mi-raison”: Udhëtimi ynë në Shqipëri, kulturë dhe larmi peizazhesh magjepsëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In