• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD duhet të riformatohet”/ Ristani për Bashën: Pasi ke humbur disa zgjedhje nuk ka nevojë të ngulësh këmbë për të vazhduar

by
28/04/2021 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-sekretari i PD-së Arben Ristani foli në Radari Informativ për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Gjatë bisedës në studio, ai tha se kërkesa ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të dhënë dorëheqjen nuk është një debat që ka nisur sot.

Arben Ristani gjithashtu theksoi se pas humbjes lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pa kthim.

“E gjithë ecuria që nga ligji për ndarjen territoriale ku Basha vendoi të mos merrte pjesë shkaktoi disporpocion të palëve në raport me zgjedhjet. Kjo është e ditur dhe jo rastësisht kemi këto rezultate. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe pas humbjes së 2017. Unë personalisht kam kërkuar një reflektim për vendin që solli edhe ndryshimin e Kodit Elektoral”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se nuk priste që Partia Demokratike t’i fitonte këto zgjedhje, ndërsa shtoi se kjo forcë politike ka nevojë të riformatohet.

“Pasi ke humbur disa zgjedhje njëra pas tjetrës nuk ka nevojë të ngulësh më këmbë për të vazhduar. PD ka nevojë të riformatohet të ringrihet për të fituar zgjedhjet sepse potencialet janë. Vazhdon të jetë një parti e fortë e madhe, problemi është strategjia e ndjekur, demokracia e brendshme”, tha Ristani.

-Kërkesa e kritikëve për largimin e Bashës?

 Ristani: Në bazë të sasisë dhe cilësisë të drejtave dhe detyrimeve që ka është edhe përgjegjësia. Duhet të kemi parasysh që Rama nuk ndryshoi me këto zgjedhje.

-Kush në vend të Bashës do të thyente një mazhorancë si kjo?

Ristani: Basha vendosi të bënte një fushatë pozitive duke menduar se më të gjitha gjërat që kishte bërë Rama, ky do të fitonte.  Unë besoj që kriteri i të vërtetës është praktika dhe ajo që ndodh në praktikë është humbja. Dhe humbja në 2015 në zgjedhjet lokale, në 2017 në zgjedhjet e përgjithshme, janë vendime personale jo të sktrukturës së partisë me përjashtim të djegies së mandateve. Unë mendoj që është koha të hapet rruga.  

Sot është shpejt për të folur për data. Ajo që pritet është që kryetari të reflektojë e të hapë rrugën. Unë besoj që në këto kushte pas disa humbjesh rresht është momenti për një dorëheqje pa kthim. PD ka edhe një precedent të qenësishëm të kësaj natyra ku zoti Berisha dha dorëheqjen pa kthim. / b.h

Next Post
“Basha përgjegjës për humbjen e PD”, Harxhi: Ka humbur tre palë zgjedhje, është i vonuar në dorëheqje

"Basha përgjegjës për humbjen e PD", Harxhi: Ka humbur tre palë zgjedhje, është i vonuar në dorëheqje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

Trump kërcënon: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In