• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

by El Be
18/02/2026 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka vijuar turin e takimeve të tij me bazën e partisë në qytetin e Beratit ditën e sotme.

Ai tha se demokratët po vuajnë prej 13 vitesh me humbje në seri dhe lidershipi nuk ka mbajtur përgjegjësi. Dhe jo vetëm kaq, por disa prej tyre ndihen mirë në selinë blu, sepse marrin rrogën prej vitesh dhe e përdorin partinë për përfitime.

Salianji kritikoi edhe Berishën që po mban të njëjtin kurs politik të dështuar sikurse ish-kryetari Lulzim Basha, që e cilësoi si “birin politik” të kryetarit aktual.

“I vetmi shqetësim që kanë demokratët në të gjithë Shqipërinë është që PD të jetë parti fituese. Historia nuk mjafton, sigurisht të jep respekt, por ndryshimi të jep të ardhme. Kemi 13 vite që vetëm humbasin, e ndjejnë demokratët gjithandej, ndejnë edhe represionin, por jo të gjithë e ndjejnë. Disa nuk u ka munguar as rroga këto 35 vite, por të tjerët e dinë se çfarë do të thotë të jesh në acarin e pushtetit, represionin, varfërinë dhe detyrimin që të largohesh nga Shqipëria. Në bindjen time, e shkuara duhet të mbajë përgjegjësi, lidershipi duhet të mbajë përgjegjësi. PD është dhe do mbetet forca opozitare më e fortë, por ne duam që të jetë forca fituese dhe qeverisëse në Shqipëri”, tha ai në fjalën e tij.

Ai nënvizoi se PD ka humbur për shkak të drejtuesve që nuk kanë mbajtur përgjegjësi, mbylljes së partisë dhe mosndryshimit të saj për t’i hapur derën të rinjve.

“Shqiptarët dhe sigurisht demokratët do të na urrejnë nëse ne nuk jemi fitues dhe ndryshojmë. Kemi humbur për shkak të udhëheqjes së gabuar, nëse PD nuk bashkohet është e pamundur të rrëzosh Ramën, nëse nuk bashkohet opozita dhe PD, është e pamundur të rrëzosh këtë regjim kriminal dhe të korruptuar. Thotë se “nuk rrëzohet Rama me votë”. Njëlloj si i biri i vet politik, ish-kryetari Basha, edhe lideri aktual Berisha, janë pothuajse njëlloj, me të njëjtën metodë, me të njëjtën mënyrë të zgjedhjes së gabuar të deputetëve, mosrespektit dhe votës së demokratëve si me Primaret, me të njëjtin ekip, si vite më parë e tani, çfarë ka ndryshuar këto vite përveç emrave? Asgjë, mos të themi edhe më keq, sepse raporti me ndërkombëtarët është edhe më i keq”, theksoi Salianji.

Ish deputeti shprehu bindjen se Rama mundet me votë dhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar e drejtësisë, duke dhënë edhe se si mund të mposhtet kjo mazhorancë.

“Nuk përmbyset me votë Rama thonë. Po, mo po, përmbyset, por në nuk kemi lidership, nuk kemi drejtues. Edi Rama përmbyset me ndihmën e demokratëve të bashkuar, SPAK dhe ndërkombëtarëve, llogaritë bëhen në fund te kutitë e votimit. PD do vijë në pushtet duke mundur Ramën nëpërmjet bashkimit të opozitës. Të tjerat janë dokrra përballë opozitës, janë dokrra ekstreme përpara shqiptarëve”, tha ai.

Ish-ligjvënësi opozitar nënvizoi se nëse PD nuk ndryshon, do të rrijë peng i të shkuarës dhe se përjashtimet e demokratëve që kanë mendime ndryshe në PD nuk janë zgjidhje dhe as e ardhme që e çon drejt fitores.

“Ne kemi një zgjedhje të qartë, të ardhmen dhe ose të rrimë peng i të shkuarës ose t’i hapim rrugën të rinjve. Shqipëria ka nevojë për gjeneratë të re, ndryshimi i gjeneratave nuk është luks, por domosdoshmëri për të ecur përpara, është ligj i domosdoshmërisë dhe i ecjes përpara. Ndryshimi bëhet me votë, ata që humbin hapin krahun e largohen.  Por çfarë po ndodh në PD sot, të gjitha proceset po pilotohen, po përjashtohen të rinjtë nga gara, përjashtohen anëtarët nga gara, listat mbahen të mbyllura për t’u përdorur kur duan, për ta mbajtur PD humbëse, të mbyllur, larg demokratëve dhe përfituese për disa njerëz që fitojnë në kurriz të demokratëve dhe PD-së. Tani kanë dalë me një tezë tjetër: Kush del kundër, përjashtohet! Po ku e ka luksin PD të përjashtojë njerëzit.

Dhe në fund, ndërsa i etiketoi si humbësa serialë lidershipin e PD, ai apeloi edhe një herë për ndryshim.

“PD duhet të jetë fituese, duhet të ndryshojë. Nuk ka luksin as të largoje ata rrogtarët, por të vlerësojë secilin sipas kontributit. Unë nuk po bëj asgjë, veçse po ndaj shqetësimet e çdo demokrati, për ta zgjuar. PD ka humbur më 11 maj edhe më keq se në 1997. Ka humbësa serialë që nga 1996 në PD”, tha Salianji.

Next Post
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Nisja e muajit të Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

April 12, 2026
Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

April 12, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 12, 2026
Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

April 12, 2026
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

April 12, 2026
Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In