• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD duhet të bjerë dakord, të mos jetë dakord

by Ben Andoni
30/08/2021 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në pak orët e fundit që na ndajnë me mbledhjen e strukturës së madhe të PD-së, një gjë është e qartë për shumë nga njerëzit që po i drejtohen sistematikisht këtij formacioni politik: Partia e Demokratëve shqiptarëve e ka të vështirë shumë reformimin e saj. Nëse shenja kryesore u dha me mosdorëheqjen e kryetarit të saj të radhazi-humbur Basha, të tjerat vijuan me ngutin e tij dhe të shpurës së vet për të mbledhur strukturat dhe për t’i dhënë edhe një mandat të ri. Do të ishin pak zëra të kthjellët brenda këtij formacioni, që duke parë trendin e saj, prurjet e kryetarit aktual Lulzim Basha dhe rekrutimet e reja që janë shumë pro-kryetar, të kuptosh se PD-ja nuk mund të reformohet. Më kot, mëtuesit për vendin e kryetarit vazhdojnë ta kërkojnë reformimin nga brenda me sofizma. Duket se lodhja me opozitën dhe pamundësia e kuptueshme për të nisur një projekt politik, me ide që i përshkojnë elektoratit nevojat dhe idetë duket më e arsyeshme për këtë insistim. E vetmja ide që e mbledh e Djathtën sot është rrëzimi i kryeministrit aktual Edi Rama. Dhe, mu bash këtu vijnë e shfaqen të kundërtët. Ata që brenda familjes mundohen të shikojnë më shumë dhe i thonë në formën e Kasandrave moderne gjërat e kohës sonë. Por, tirania e shumicës e mbyt. Të mjaftonte të dëgjoje këto ditë ato që artikulonin njerëz gati periferikë te PD, sa i përket krahasimit të kontributeve me Mark Markun të kuptoje paradoksin. Pakkush u shpreh hapur si Marku ose në gjatësinë e tij të valës  mu në Kuvendin e PD-së. Dhe, këtu na vjen në ndihmë Roger Scruton tek libri i tij interesant “Si të jesh konservator”. “Opinioni i shumicës mund të jetë i gabuar; dëshirat e shumicës mund të jenë djallëzore, fuqia e shumicës mund të jetë e rrezikshme.  Ka diçka më të rëndësishme se sa shumica, ky është saktësisht personi që nuk bie dakord me të. Ne duhet ta mbrojmë këtë person. Ai është i vetmi që mund të ngrejë pyetjen të cilën askush nga turma nuk dëshiron ta dëgjojë dhe që është pyetja nëse ajo është në anën e drejtë”.

Dhe, këtu fillon sfida që të mbrohet opozita por edhe pakti që njerëzit të cilët e shikojnë të vërtetën, kundërshtojnë me argumente  apo siç thuhet në një nga postulatet politike: Të biesh dakord për të mos rënë dakord, të inkurajohen dhe të dëgjohen seriozisht. Dhe, ndodh, në fund ashtu si shkon tek një familja e mirë dhe e matur. Gjithkush, thotë Scruton bie dakord pas rrahjes së mendimeve në një familje të binden me vendimin përfundimtar edhe sikur të mos jenë dakord. Por, kuptohet ky nuk është rasti i PD-së. Në Kuvend, Lulzim Basha ua tregoi të gjithëve në familjen demokrate dhëmbët me sjelljen e tij politikisht korrekte…se nuk i toleronte më këtej e tutje. (Javanews)

Next Post
Mesazhi i parë i Nedim Bajramit si kuqezi: Ëndrra u bë realitet, betohem se do të jap shpirtin e zemrën në fushë

Mesazhi i parë i Nedim Bajramit si kuqezi: Ëndrra u bë realitet, betohem se do të jap shpirtin e zemrën në fushë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

February 9, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

February 9, 2026
Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

February 9, 2026
Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

February 9, 2026
“25 mijë € u zhdukën përmes emailit”, Prokuroria Tiranë kërkon 10 vite burg për nigerianin

Krijoi skemë mashtrimi fiskale duke përfituar 150 mln lekë, i dyshuari bie në pranga

February 9, 2026
Bubi

Bubi

February 9, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In