• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD drejt bojkotit të zgjedhjeve, Bylykbashki: Reformës elektorale i futën plumbin ballit. Reagon PS

by A R
13/01/2017 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç u paralajmërua, duke parë kushtet e PD dhe aletatëve të saj të vegjël, lidhur me Reformën në Drejtësi, tashmë bëhet e qartë se PD po tenton të shkojë drejt bojkotimit të zgjedhjeve. Për këtë ka zgjedhur si argument çështjen e votimit elektronik, të cilin sa kohë ishte në qeverisje nuk e mundësoi. Bashkëkryetari demokrat i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi sqaroi sot arsyet pse opozita u largua nga mbledhja e komisionit për Reformën në Drejtësi duke akuzuar PS se “po e vret reformën zgjedhore duke mos pranuar votimin dhe numërimin elektronik”.

Ndërsa ende nuk dimë cili do jetë qëndrimi zyrtar i PD-së për hyrjen në zgjedhje nëse nuk pranohet propozimi i tyre, ndonëse Bylykbashi foli sot për një “veto” që PS i bëri reformës.

“Nëpërmjet identifikimit elektronik zgjedhësit votojnë vetë, askush nuk voton për ta, nuk ka votim në emër të të tretëve. Me votim elektronik komisionerët nuk kanë në dorë procesin e votimit, qytetari hyn dhe voton. Nuk ka nevojë për kartë identiteti, nuk ia blen dot njeri kartën e identitetit, duke i mohuar të drejtën e votës. Ai shkon dhe identifikohet me shenjën e gishtit. Me votimin elektronik nuk do të ketë korruptim të komisionerëve për të lejuar votim të shumëfishtë. Militantët partiakë do zhduken. Këto janë arsyet pse propozimi ynë për votim elektronik dhe numërim elektronik me rezultat të menjëhershëm është thelbi i reformës”,- sqaroi ai.

“Me veton e sotme ishte momenti kur PS ‘vrau’ reformën zgjedhore, pa këtë çështje nuk mund të këtë reformë. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Bylykbashi.

Balla: Bojkoti i PD-së i paprecedent, nuk pranojnë rekomandimin e OSBE/ODIHR

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Taulant Balla nga Kryesia e Kuvendit akuzoi Partinë Demokratike se po tenton të shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ai e cilësoi bojkotin e opozitës në mbledhjen e sotme të paprecedentë.

“Kjo ishte një përpjekje e paskupullit për të shmangur OSBE-ODHIR nga asistenca që mund ti jap këtë komisioni. Ne kemi thënë shumë qartë që për të arritur konsensusin duhet të bëjmë dakord për këto rekomandime. Në fundin e formulimit u formulua në mënyrë të gabuar nga Zoti Bylykbashi, i cili përfshitë propozimet e zotit Vasili, Idriz, dhe Zotit Manja. Hapni propozimet e mëparshme, të zotit Mediu, Krahasojini me ato të Bylykbashit. Ne kemi dakordësi që Shqipëria të mundësojë përdorimin e teknologjisë. Por në 2012-ën Bylykbashi ka thënë. Nëse na dështuar projektet ne patën kohë që ta ribënim. Si mund të kalojmë në një proces kombëtar pa bërë një konsultim. Si mund të kërkojë PD që të përjashtojmë OSBE-ODHIR nga konsulenca?”, tha Balla.
Me ironi ai shtoi se prisnin që përfaqësuesit e PD të largoheshin me herët nga komisioni.
“Për çudi PD u largua nga mbledhja. Ne e prisnim që të bëhej që në fillim. Ne e kuptojmë shumë qartë. Identifikimi biometrik nuk ka. Eja të merremi me financimin e partive politike. Sot nuk denjuan të qëndrojë në mbledhje. Propozimi i PD është që të caktojmë se si ta zgjidhim teknologjinë. Rrota është shpikur, nuk kemi nevojë ta shpikim ne. Dhe teknologjia po ashtu. Nëse OSBE-ODHIR na sugjeron të hedhim hapa, jemi dakord.”, theksoi ai.Balla sqaroi më tej se veprimi i paprecedentë i opozitës qëndron pikërisht në faktin se nuk po dëgjojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR, siç e kanë bërë në 2012-ën.“Kam kërkuar që OSBE/ODIHR të na sjellë një ekspert si në 2012. Çfarë i ka ndodhur sot Oerdit që në 2012 e dëgjonte dhe bënte njësoj siç thoshte, ndërsa sot as nuk denjon ta marrë në konsideratë kur notën e zgjedhjeve e vendos OSBE. E paprecedenta është vetëm kjo. Si ka mundësi që PD nuk është dakord që të merret një opinion nga OSBE/ODIHR”,- sqaroi ai.

 

Me. Ar

 

 

Next Post
Vdekja e dyfishtë në maternitet/ MSH pas akuzave të PD: Për të ardhur keq që përdoret politikisht

Më 16 janar të gjithë në shkolla, nuk do të ketë më shtyrje të procesit mësimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Përdorimi i forcës nga opozita tregon mungesën e pushtetit të saj

January 25, 2026
Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

January 25, 2026
“Misioni i carit”, për Putinin fitorja qëndron mbi paqen. Intrigat pas negociatave

“Misioni i carit”, për Putinin fitorja qëndron mbi paqen. Intrigat pas negociatave

January 25, 2026
Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët e Tiranës, do e rrëzojmë regjimin e kalbur të Rilindjes!

Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët e Tiranës, do e rrëzojmë regjimin e kalbur të Rilindjes!

January 25, 2026
Rama dy ditë në Jeruzalem: Nga fjala në Knesset, takimi me Netanyahun e deri te vizita te Muri i Lotëve

Rama dy ditë në Jeruzalem: Nga fjala në Knesset, takimi me Netanyahun e deri te vizita te Muri i Lotëve

January 25, 2026
Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

January 25, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Ishte errësirë ​​dhe ishte vdekjeprurëse”- Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

January 25, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Janar 2026

January 25, 2026
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis

Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis

January 25, 2026
“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In