• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

by Eduard Zaloshnja
25/06/2018 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Deputeti Oerd Bylykbashi, i cili është bashkëkryetar i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, deklaroi para disa ditësh se votimi elektronik dhe identifikimi biometrik do të provohen vitin e ardhshëm në disa bashki të vendit, që të shtrihen pastaj në të gjithë vendin, në zgjedhjet parlamentare. Sipas Bylykbashit, kjo gjë do të pakësonte ndjeshëm shitblerjen e votës.

Në fakt, fill pas humbjes së thellë në zgjedhjet e vjetshme, PD-ja pretendoi se shkaku kryesor i humbjes së saj elektorale ishte shitblerja e votës. Dhe një nga kërkesat e saj kryesore për zgjedhjet e ardhshme ishte pikërisht futja në përdorim e votimit elektronik dhe identifikimit biometrik të votuesve.

Por sa do të ndikonte ky modernizim i procesit zgjedhor në zgjidhjen e problemeve elektorale të PD-së?

Në zgjedhjet e vjetshme, PD-ja dhe PR-ja morën 200 mijë vota më pak sesa kishte marrë para katër vjetësh koalicioni që ato përfaqësonin. Nga kjo firo, rreth 150 mijë vota mund të shpjegohen me rënien e pjesëmarrjes së votuesve të djathtë, ndërsa 50 mijë me transferimin e votave nga PD-ja tek PS-ja, dhe/ose LSI-ja, dhe/ose PDIU-ja, dhe/ose PSD-ja.

Transferimi i votave nga PD-ja tek partitë konkurrente ndodhi kryesisht në zona rurale, larg qendrave urbane. Ky fakt shërben si një indicie (jo si provë), që në ato zona mund të ketë ndodhur shitblerja e votave. Në shkëmbim të votës, kaçiatorët elektoralë të partive konkurrente mund t’u kenë ofruar votuesve të djathtë ruralë pará në dorë ose favore të tjera.

Dhe çfarë efekti ka patur tek mandatet parlamentare ky transferim i 50 mijë votave? Duke analizuar një për një qendrat e votimit ku ka ndodhur transferimi i votave (si dhe qarqet përkatëse), rezulton se një mandat në qarkun Elbasan ka lëvizur nga PD-ja tek PDIU-ja; një mandat në qarkun Dibër ka lëvizur nga PD-ja tek PDIU-ja; një mandat në qarkun Durrës ka lëvizur nga PD-ja tek LSI-ja; një mandat në qarkun Tiranë ka lëvizur nga PD-ja tek LSI-ja; një mandat në qarkun Vlorë ka lëvizur nga PD-ja tek PS-ja dhe një mandat në qarkun Elbasan ka lëvizur nga PD-ja tek PS-ja (Shënim: në qarkun Shkodër ka ndodhur vetëm transferimi i një mandati nga PS-ja tek PSD-ja).

Duke përmbledhur, mund të thuhet se nga transferimi i votës në zonat rurale, PD-së i kanë ikur 6 mandate (drejt PDIU-së, LSI-së e PS-së) dhe PS-së i janë shtuar 2, por i ka ikur 1.

Siç tregon kjo analizë, votimi elektronik dhe identifikimi biometrik nuk do t’ia kishte zgjidhur problemin elektoral PD-së. Edhe sikur teknologjia të ishte futur në të gjithë vendin dhe të kishte parandaluar plotësisht transferimin e votave, PD-ja do të kishte marrë vetëm 49 mandate (nga 43 që mori). Një shifër kjo shumë poshtë 71 mandateve që duhen për të qeverisur vendin. Nga ana tjetër, PS-ja do të kishte marrë 73 mandate dhe partitë e tjera do të kishin marrë 18 mandate.

Në fakt, problemi i madh elektoral i PD-së është rënia dramatike e pjesëmarrjes së votuesve të djathtë. Dhe ky nuk është një problem që zgjidhet me votim elektronik dhe identifikim biometrik. Në qoftë se shumë votues të djathtë (në zonat urbane) nuk shkojnë të votojnë, nuk ka fare rëndësi sesi bëhet votimi, me stilolaps apo me elektronikë.

Është e vërtetë që identifikimi biometrik eliminon votimin familjar, (ku babai voton për bij e bija, nipër e mbesa, që mund të mos jenë fare në Shqipëri). Është gjithashtu e vërtetë që votimi elektronik pakëson mundësinë e fotografimit të votës me celular (për t’ia treguar si provë “pagatorit” partiak). Por nga ana tjetër, është e vetëkuptueshme që këto teknologji nuk e ndalojnë dot një “kaçiator” elektoral të paguajë një votues të djathtë, që të mos shkojë në qendrën e votimit. Gjithashtu, kjo teknologji nuk e frymëzon dot një votues të djathtë, që të shkojë në qendrën e votimit, frymëzimi atij mund t’i vijë nga një lidership që e përfaqëson vërtet dhe që e bind se është i sinqertë në premtime.

Po t’i rikthehemi historisë së afërme. Edhe PS-ja e kërkoi me forcë futjen e teknologjisë në votim, kur ishte në opozitë. Madje u shpenzuan (kot) miliona euro për futjen e saj në qarqet Tiranë dhe Fier. Por fitorja PS-së nuk i erdhi nga teknologjia elektorale. I erdhi nga 1 milionë “shuplakat” e koalicionit të saj.

A mundet që edhe PD-ja të ndërtojë një koalicion “1 milion shuplakësh”? Ky është problemi më i madh elektoral i PD-së…/AFP

a.ç

Next Post
FOTO- LAJM/ Makina që Hitleri i dhuroi Zogut sot kushton 1 milion euro

FOTO- LAJM/ Makina që Hitleri i dhuroi Zogut sot kushton 1 milion euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

February 27, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

TABELA/ Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

February 27, 2026
Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

February 27, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

February 27, 2026
SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

February 27, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Vlerësimi i Bankës Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE

February 27, 2026
Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

February 27, 2026
Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

February 27, 2026
Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In