Rreth dy javë pas hyrjes në fuqi të ligjit, Partia Demokratike ka vendosur që të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Vetting-un. Vendimi është marrë dhe pritet që ankimimi të depozitohet ditën e nesërme.
Vendimi ishte bërë publik prej kohësh nga ana e PD-së, por asgjë konkrete nuk ishte bërë deri më tani. Ligji në fjalë, i konsideruar si më i rëndësishmi në procesin e reformimit të drejtësisë shkon në Gjykatën Kushtetuese pas miratimit të tij më 30 gusht me votat e maxhorancës.
Sipas opozitës, ligji, i hartuar kryesisht nga ndërkombëtarët, ka mangësi të theksuara dhe mospërputhje të dukshme me kushtetutën ere të vendit, e ndryshuar në një masë të madhe me votimin historik të 22 korrikut./java/a.k