• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD do kallëzojë penalisht Veliajn: Hajduti mori vendime të paligjshme, për hir të xhepit të tij

by A R
04/01/2016 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike shumë shpejt do të paraqesë një kallëzim në prokurori për Erion Veliajn, pasi sipas opozitës,kryebashkiaku ka miratuar një sërë vendimesh në kundërshtim me ligjin, përfshi këtu edhe buxhetin e vetë bashkisë për vitin 2016. Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak, Fabian Topollaj tha se për arsye krejtësisht klienteliste dhe korruptive, kryebashkiaku Erion Veliaj ka miratuar një sërë vednimesh në mbledhjen e fundit të Këshillit, në kundërshtim me ligjin. Sipas opozitës, vendimi për rritjen me 50 milionë dollarë të taksave vendore është i pavlefshëm sepse është bërë pa u dekretuar ende ndryshimi ligjit për taksat vendore nga ana Presidentit. Me të njëjtën logjikë, thekson këshilltari i PD, vetë buxheti miratimi i buxhetit është i pavlefshëm.

“Për nder të Veliajt dita e fundvitit 2015 të shpallet dita e vjedhjes qeveritare. Partia Demokratike do të kallëzojë në Prokurorinë e Tiranës kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili nga nguti për të mbyllur menjëherë aferat e tij prej mijëra eurosh ka miratuar vendime jo vetëm në dëm të qytetarëve të Tiranes por edhe në shkelje të ligjit. Pavarësisht se një hajdut me eksperiencë dhe gjakftohtë, nxitimi për të vjedhur dhe natën e vitit te ri ka bërë që aktet e datës 30 Dhjetor të jenë absolutisht të pavlefshme.

Vendimi i Erion Veliajt për rritjen me 50 milionë dollarë të taksave vendore është i pavlefshëm sepse është ndërmarrë pa u dekretuar ende ndryshimi i ligjit ‎nga Presidenti i Republikës për taksat dhe tarifat vendore. Për të njejtën arsye, fakti që bazohen në një akt që ende nuk ka fuqi është i pavlefshëm dhe miratimi i buxhetit 2016 të Bashkisë.”- theksoi anëtari i këshillit bashkiak të PD.

Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak e cilëson idenksimin e çmimit të biletës së urbanit si një vendim tërësisht arbitrat që është bërë në kurriz të qytetarëve dhe në të mirë të xhepave të kryebashkiakut.

“Vendimi i Veliajt marrë në mesnatë si nje hajdut ordiner, për të rritur çmimin e biletave për qytetarët është një tjetër aferë e pastër korruptive që do të cojë në xhepat e Veliajt dhe ortakëve të tij rreth 6 milionë dollarë çdo vit. Edhe ky akt është i pavlefshëm sepse ai ka kaluar në Këshillin Bashkiak pa respektuar procedurën dhe afatet ligjore. Për nga intensiteti i hajdutërisë Veliaj ka bërë xhelozë të gjithë kabinetin Rama.”- tha Topollaj.

Njëkohësisht, sqaron Topollaj, vendimi tjetër për dhënien me konçension të Parkut Rinia për 35 vite, është i paligjshëm, sepse kontrata e miratuar është ajo që Veliajt iu la gati nga Rama, dhe bie në kundështim me ligjin e ri të 2013 për koncensionet.

“Afera korruptive për dhënien me koncension të parkut Rinia për 35 vite një klienti i cili do investojë 20 milionë dollarë për ndërtimin e parkimit për të fituar mbi 500 milionë dollarë sipas planbiznesit, është e paligjshme sepse kontrata e miratuar është ajo që u la gati nga Rama dhe bazohet në ligjin e koncensioneve të vitit 2006 dhe jo 2013. Shpejtësia e miratimit të këtij koncensioni korruptiv ka bërë që të mos respektohen kërkesat bazike të ligjit në rastin e një procedurë koncensionare.

Partia Demokratike është e vendosur ti shkojë deri në fund betejës ligjore dhe qytetare për këto afera të pastra korruptive të ndërmarra nga Veliaj të cilat do të përkeqësonin dhe më tëj jetën e qytetarëve.”- tha Topollaj.

Next Post

Gjoba milionëshe e Porshit tim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In