• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD do alibi që të prishë zgjedhjet”, Balla: Kërkesa që emigrantët të votojnë me pasaportë të huaj, jo logjike

by A R
07/02/2025 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Jo logjike” e ka konsideruar Drejtuesi Politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla kërkesën e Partisë Demokratike që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të lejohet të votojnë edhe me mjete të huaja identifikimi.

Në emisionin “Zëri i Diasporës”, Balla tha se një gjë e tillë është e parealizueshme edhe nga ana teknike, teksa akuzoi PD-në se “po kërkon alibi për të prishur zgjedhjet”. Balla shprehu bindjen se Partia Socialiste do të arrijë një fitore “historike” në zgjedhjet e 11 majit.

“PD po kërkon çdo ditë një alibi për të penguar zgjedhjet. Besoj e keni ndjekur një propozim aspak logjik që në zgjedhjet e 11 majit, nga jashtë mund të votosh edhe me dokument të një vendi tjetër. Kjo është e pamundur sepse zgjedhjet mbahen në Shqipëri dhe që të marrësh pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, duhet të vërtetosh që je shqiptar. Të vish në mes të procesit dhe të thuash do votoj me dokumente të një vendi tjetër, kjo minimalisht është një budallallëk, por që e ka të keqen brenda. Ata duan të prishin procesin sepse e dinë që nuk mund të fitojnë. PS do ketë rezultatin historik të vetin në këto zgjedhje, ndërsa PD do të ketë rezultatin më të dobët historik”, tha Balla.

Partia Demokratike ka deklaruar se do të kushtëzojë votën për ndryshimet e Kodit Zgjedhor pikërisht me këtë kërkesë, ndërsa për Ministrin Balla, synimi është pengimi i votës së diasporës.

“PD, pak kohë më parë vinte me disa kërkesa, jo qeveria teknike, jo nuk do bëhen zgjedhjet sa të jemi ne…, tani kanë gjetur një element që Kodi ja ka dhënë që edhe në KQZ të kenë një mekanizëm bllokues në rregullator. A do ta përdori PD këtë çelës bllokues për të mos lejuar  votën e diasporës? Deklarimet e atij që ka marrë sot drejtimin e PD, të bëjnë të kuptosh që ky është synimi. Ata duan të fshihen pas alibisë ‘të kartave të identitetit të huaja’. Kjo është një përpjekje e qartë e asaj që ka mbetur dikur nga PD që nuk i do zgjedhjet dhe jemi në kushtet që po ndërtohet një alibi për të penguar votën e diasporës”, deklaroi ai.

Next Post
Vetëvendosje mbyll fushatën me tubim, Kurti: Mos na lini nën 500 mijë vota!

Vetëvendosje mbyll fushatën me tubim, Kurti: Mos na lini nën 500 mijë vota!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In