• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD dhe përfitues kujdes! Mjaft u tallët me të përndjekurit!

by Ben Andoni
22/02/2021 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Logjika e shtetit është e plotë kur funksionon e pandërprerë. Partitë që marrin përsipër të krijojnë qeveritë ose koalicionet e partive, që duhet ta bëjnë atë, thjesht çojnë përpara programe. Dhe, tashmë në shesh ka dalë sërish kauza e të përndjekurve, që e bën të skuqet të gjithë politikën tonë. Të mendosh se të mbarojë i gjithë procesi i dëmshpërblimit duhet ende që me këtë ritëm të zgjasë më shumë se 30 vjet!!! Dhe, sot, kur jo pak nga të përndjekurit kanë ndërruar jetë; kur një pjesë tjetër jo e madhe nuk arriti kurrë të futet në hullinë normale të jetës; kur një pjesë tjetër e tyre mundi të shpërdoronte pa fre fonde duke u pasuruar në emër të përndjekjes e në kurriz të bashkëvuajtësve, ka ardhur koha të ndalojmë. E para nga përdorja e tyre. Tashmë është vetë politika si ajo e PD-së, që bëri shumë pak për ta; një pjesë jo e vogël e shoqërisë civile, e strukturave të ndryshme, e fondacioneve që nxjerr përfitime në kurriz të tyre dhe përdorjes së emrit të tyre, që i kanë nxjerrë sërish në skenë. Porse për ironi ende të pagjeturit nuk identifikohen dot dhe nuk kanë një emër mbi gur-varr. PD mund ta përdorë si kauzë por tashmë duhet të turpërohet që nuk ua zgjidhi problemin, përveçse e përdori kauzën e tyre. E tashmë, nuk mund ta përdorë në zgjedhjet e reja, kur Shqipëria e ka ulur kurrizin nga barra e një borxhi marramendës që bashkërisht qeveritë e 30 viteve i kanë lënë këtij vendi.

Por edhe PS-ja nuk ka pse të krenohet. Në një kalkulim të botuar te “Monitor” thuhej se: “Vlera e detyrimit të njohur nga shteti shqiptar dhe i papaguar për ish të përndjekurit politikë deri në fund të vitit 2018 është 33 miliardë e 381 milionë lekë, ose rreth 300 milionë dollarë. Nga llogaritjet e bëra nga auditi i KLSH rezulton se nëse buxhetimi i këtij fondit do të vazhdojë me këtë rritëm, ky detyrim do të mund të shlyhet vetëm pas rreth 33 vitesh. Për të ruajtur vlerën reale të kompensimit, duke pasur në konsideratë kohën e gjatë, do të duhej që detyrimet e njohura ndaj kësaj shtrese të indeksoheshin me inflacionin”. Po a bëhet vallë kjo? Ankimet e tyre dhe listat që nuk mbarojnë tek të përditshmet tregojnë se ne do t’i kemi ato dhe në vitet në vazhdim. Kështu, Qeveria Rama vitin e shkuar kish parashikuar 1 miliard lekë fond për dëmshpërblimin financiar për ish të përndjekurit politik të regjimit komunist. Ndërkohë vitin e kaluar ishte pagesa e këstit të dymbëdhjetë për kategorinë e subjekteve përfituese parësore si dhe po kryhej pagesa e këstit të tretë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore. Dhe, askush nuk di të thotë realisht çfarë po ndodh me ta, sepse humbet në skema.

Një procedurë e gjatë e pafundme por që i mungon brenda fabula e dinjitetit. Shumë prej tyre nuk janë zhdëmtuar moralisht nga ky shtet, ku PD-ja mban peshën e madhe bashkë me disa aleatë të saj, kur ishin në pushtet që nuk i vlerësuan si duhet. E po ashtu politika duhet të heshtë duke mëtuar se po e kuron disi këtë plagë të pambyllshme, që politika e hap rregullisht në fushatat e saj…për pak vota më shumë. (Javanews)

 

Next Post
Serbia më mirë se të gjithë në Europë, ka vaksinuar 1 milionë persona deri më tani

Rama: Vaksina kineze qartësisht e suksesshme! S’vëmë në diskutim integritetin e shkencëtarëve rus! S’i kemi në dispozicion dhe as po i refuzojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

February 26, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

February 26, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

Ministrja Sala jep lajmin: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In