• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A janë PD dhe LSI në provimin popullor me protestat?!

by Ben Andoni
23/11/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për shumë nga njerëzit që e drejtojnë Opozitën dhe militantët përreth, kupa e qeverisë Rama është mbushur dhe ajo madje po derdhet. Siguria me të cilën flasin për fundin e saj shumë nga oratorët është bërë gati më e lodhshme se vetë qeverisja e dobët e Ekzekutivit të ri. Vetëm se për protestën e radhës,që është premtuar por që ende s’ka një datë sot e kësaj dite, ka një sërë handikapësh, ku e para është thjesht teknike dhe ka të bëjë me aliazhin e sforcuar të Demokratëve me LSI-në.

Në çfarëdo rrethane, një protestë ka nevojë për Kauzë direkte, Sllogane të qarta dhe mbi të gjitha një vizion, që të ngrihet dhe të mbledhë nevojën e masës. Duket se situata kriminale e vendit dhe akuzat e vazhdueshme të Opozitës e kanë një motiv të drejtë, veçse kur mendon se në shumë nga kritikat dalin në objekt edhe pjesëtarë të dy partive opozitare, atëherë mendimi është i lodhshëm. Kush duhet mbështetur? A mos vallë janë të njëjtët? Në cilën datë mund të ketë mundësi më të madhe pjesëmarrje? Këto janë disa nga pyetjet.

Ende sot e kësaj dite, dilema më e madhe e opozitës ndahet në harkun e katër ditëve. Do të zhvillohet protesta më 8 dhjetor apo më 12 Dhjetor?! Në njërën, që identifikohet me Ditën e Rinisë dhe përmbysjen e Komunizmit dhe tjetra me themelimin e PD-së shtrihet hapësira e dy datave që partia e z.Basha, falë trashëgimisë së Sali Berihës, i ka vendosur në një lloj patronati.

Më 8 Dhjetor ka pasur gjithnjë mëtime për protestë, në vitet e fundit, kurse 12 Dhjetori është konsideruar si një ditë paqtimi dhe kokteji, ku zakonisht PD-ja merret me bilance dhe kremtim nderi. Por këtë vit, me sa duket, bilanci do jetë i tepërt sepse partia po vuan problemet e ristrukturimit dhe përçarjes, e mbi të gjitha humbjen katastrofale në zgjedhjet e fundit, për të cilat ende nuk ka një analizë.

Duket se ajo mbetet data më e duhur për të bërë një protestë. Një datë, tashmë, që është jetime për demokratët e vërtetë, ku mbase do të protestojnë dhe për ata që e vunë në gjumë letargjik partinë më të madhe të shqiptarëve demokratë, pas asaj të Socialistëve.

Vetëm për të bërë një protestë politike mendimi duhet të jetë i qartë, sepse zhgënjimi i “Çadrës” është ende shumë i madh. Kësaj i shtohet dhe indiferenca e LSI-së, loja elektorale e të cilës doli e gabuar në zhvillimet e pranverës së kaluar. Kësisoj, argumentet e politikës për krimin dhe Ramën janë disi “të tejkaluara”, aman ato ekonomike janë të gjalla. Për këtë njerëzit kanë nevojë të drejtohen, por jo duke bërë protagonistë të rremë kinset, apo ata njerëz që rendin të kapin foltoret e të promovohen në kurriz të protestuesve të thjeshtë. Koha e protestave ka ardhur për të institucionalizuar dhe për të kërkuar llogari për jetën e vështirë të shqiptarëve dhe mbi të gjitha pse reformat ende nuk janë në rrugë të mbarë. A do të dijnë PD dhe LSI ta bëjnë këtë? Kur sheh përpjekjen për protagonizëm në parlament dhe retorikat e kupton se edhe protestat e reja do shfryhen shpejt, sepse atyre u mungon një logjikë e qartë. Për këtë s’mjafton më retorika boshe por përgatitja, sepse PD dhe LSI janë në provimin e vërtetë para syve të njerëzve, para se të marrin mbase refuzimin e fundit, që do t’i largojë shumë nga e ardhmja, qoftë edhe parashikimet e tyre optimiste. Është vonë, por jo aq sa për të menduar sërish ftohtë, të paktën për të ardhmen politike të PD dhe LSI-së dy forcave të mëdha, ideologjitë e të cilave janë tejet larg me njëra-tjetrën, përveçse bashkohen diku bashkë te humbja e zgjedhjeve të fundit. A do munden që humbjen e tyre ta bashkojnë me padrejtësinë që shqiptarët e shqiptojnë tashmë për çdo politikan që ka fuqi, madje edhe për ta? Kjo do të shikohet në ditët e para të Dhjetorit, kur opozita të mbledhë mëndjen për të protestuar. Po ndodhi. (Javanews)

 

Next Post
Braçe apel Bashës për Sadri Abazin, merr si shembull rastin ‘Kokëdhima’

1 miliardëshi i Lulit dhe rrethit të tij!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In