Partia Demokratike ka vijuar protestat para Ministrisë së Punëve të Brendshme, teksa kërkojnë largimin e Fatmir Xhafajt.
FRPD është shfaqur me një tubim modest pasditen e së martës, teksa në duar mbështetësit kanë pasur edhe valixhe, që simbolizojne largimin e ministrit.
Ndërkohë, protesta është mbështetur edhe nga deputetja e LSI, Floida Kërpaçi që ka kërkuar një zgjidhje që sjell shpresë dhe vizion për qytetarët shqiptarë.
“Forumi Rinor i Partisë Demokratike vijon intensivisht protestat kundër Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Qëndrimi i tij ende në detyrë është nje akt i papreçedentë. Vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Agron Xhafaj duhet të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme si subjekt i Ligjit Antimafia” – shkruan PD në Facebook që transmeton LIVE edhe protestën. /javanews/b.d