Ditën e nesërme opozita joparlamentare ka vendosur përshkallëzojë aksionin duke bllokuar akset kryesore të rrugëve në 12 qarqe të vendit.
Ky vendim u mor pas takimit që Basha bëri me aleatët në selinë e Partisë Demokratike.
Në një prononcim për mediat, kreu i PD tha se kjo formë proteste vjen si një intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjes civile.
Herën e fundit, kjo formë proteste ndodhi më 25 Prill ndërsa Lulzim Basha tha se bëhet fjalë për mosbindje civile.
Edhe pse bllokimi i rrugëve ngjalli pakënaqësi te qytetarët, duket se PD me aleatët e saj janë të vendosur ta përsërisin skenarin në fjalë.
Ndërkohë, mësohet se akset që pritet të bllokohen më 2 Maj janë si mëposhtë:
iranë: Te sheshi “Shqiponja”
Qarku Kukës – Ura e Drinit në hyrje Rrugës Kombit.
Qarku Shkodër- Rruga Shkodër-Koplik
Qarku Lezhë – Mbikalimi Milot
Qarku Dibër- Ura në kryqëzimin Burrel – Rrëshen- Klos.
Qarku Durrës- Plepa, në hyrje te Autostradës
Qarku Tiranë- Sheshi Shqiponja
Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
Qarku Korçë – Hyrja, rruga nacionale e Korçës.
Qarku Gjirokastër- kryqëzimi i Rrugës Përmet-Tepelenë – Gjirokastër .
Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
Qarku Berat te Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
Qarku Vlorë- Hyrja e superstradës Vlorë- Levan
/a.rada











