• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD detyrohet të përgënjeshtrojë…Lulzim Bashën!

by Java News
28/02/2018 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk është lajm tashmë që kryetari i PD Lulzim Basha flet ‘pa doganë’ kur bie fjala për të sulmuar kush t’i dalë përpara, vetëm që të thotë diçka pavarësisht sa e zgjuar është apo sa i saktë është informacioni. E vetmja gjë që ai pohon në shumicën e deklaratave që bën është se as që merr mundimin për t’u informuar dhe se në shumicën e rasteve tezat i ndërton mbi bazën e titujve të gazetave apo të mediave on line. Për një qytetar të zakonshëm kjo shkujdesje nuk është se ka ndonjë vlerë të madhe. Por për një person që ka 5 vjet që ëndërron të bëhet kryeministër dëshmia se s’ka pikë infpormacioni dhe as që merr mundimin të verifikojë qoftë edhe një inbformacion përbën një fakt që s’mund të anashkalohet.

Pasi gënjeu 2 ditë më parë në Parlamenmt duke shpifur edhe për deklarartat e kryeprokurorit italian, gjë e cila e detyroi këtë të fundit të bënte një deklaratë se ato që thoshte Basha ishin trillime, rradhën sot e ka pasur Alpha Bank, e cila, sipas Bashës, “po blihet nga një tjetër bankë e lidhur me krimin”. Natyrisht që kjo deklaratë ka tronditur seriozisht nivelet më të larta të Alpha Bank, e cila nga deklarata të tilla ‘qesim’ të lëshuara nga Basha mund të ketë edhe pasoja të rënda sidomos në marrdhëniet me klientët e saj, si dhe për reputacionin në tregun bankar. Ka qenë pikërisht presioni i këtyre drejtuesve të Alpha Bank ai që ka detyruar Bashën që të përgenjeshtroj deklaratat në adresë të kësaj banke duke u justuifikuar se “është një lapsus pasi fjala është për një bankë tjetër greke që po blihet siç raportojnë mediat”. është pak e pakuptueshme se si lideri i opozitës mund të flasë kaq ‘spontanisht’ pa as më të voglin sens verifikimi. Në fakt deklarata e tij nuk është një lapsus, por një gafë e rëndë. Të paktën doli një Bankë dhe ja mblodhi. Po të tjerët si do bëjnë?

Ja deklarata e PD që përgënjshtron Bashën  

Korrigjim për një deklaratë të Kryetarit të Partisë Demokratike. Duke folur për kriminalizimin e ekonomisë dhe përqëndrimin e saj në pak duar, Kryetari i Partisë Demokratike përmendi përfshirjen e sektorit bankar, nëpërmjet ABI Bank. Zoti Basha përmendi blerjen prej ABI Bank të dy bankave greke NBG dhe Alpha Bank. Partia Demokratike sqaron se përfshirja e Alpha Bank është një lapsus i paqëllimshëm, ngatërresë me emrin e një banke tjetër greke që media ka raportuar se është në tratativa për t’u blerë nga ABI Bank.

ma.me/javanews.al

Next Post
Kokaina në ambasadë, Rusia: I dyshuari viktimë e inteligjencës amerikane

Kokaina në ambasadë, Rusia: I dyshuari viktimë e inteligjencës amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

January 26, 2026
Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

January 26, 2026
Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

January 26, 2026
Tragjedi në Greqi, zjarri në fabrikën e biskotave u merr jetën tre grave

Tragjedi në Greqi, zjarri në fabrikën e biskotave u merr jetën tre grave

January 26, 2026
Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

January 26, 2026
Analiza: Trump-Von der Leyen: Takimi që shpëton apo “fundos” Europën?

Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

January 26, 2026
“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

“S’më linte të përdorja lavatriçen”, Kristina akuza vjehrrës: Ma ka larë vajzën jashtë në të ftohtë…

January 26, 2026
Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

January 26, 2026
11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

January 26, 2026
Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In