• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

PD denoncon prerjen e ullishtave në jug: Rrugë e panevojshme

by Java News
02/05/2016 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka ndjekur nga afër situatën e prerjes së ullishteve e zëvendësimit të tyre me investime të panevojshme dhe abuzive, duke shpërdoruar taksat e duke dëmtuar mjedisin.

“Këtu kemi të bëjmë me një dëmtim mjedisor të përmasave të mëdha. Dëmtimi mjedisor përfshin qoftë natyrën e egër, qoftë edhe fushat me ullishte. Janë me dhjetëra hektarë pyll natyral, janë me dhjetëra hektarë ullishte që janë prerë për të hapur një rrugë të çuditshme pa patur as edhe një vlerësim të mirëfilltë mjedisor. Se përse duhej të bëhej ky dëm, ndërkohë që këtu mund të kishe rrugë ekzistuese të cilat mund të zgjeroheshin fare mirë me shumë pak para dhe shumë pak dëm mjedisor, kjo është krejtësisht e pashpjegueshme. Kjo është si të kesh inat me natyrën, si të kesh inat me ullishten dhe të çosh deri në fund kokëfortësinë tënde. Kjo nuk është mënyra më e mirë. Lufta dhe urrejtja ndaj natyrës”, tha Malltezi.

Duke iu referuar një investimi në rrugën e cila pretendohet të lidhë Labërinë me bregun, ish-kryetari i qarkut në Vlorë, Nesti Dhimojani tha se kjo iniciativë është abuzive pasi rruga është tashmë ekzistuese dhe nuk është e nevojshme hapja e një rruge të re, çka dëshmon abuzim me fondet publike.

“Erdha për të vizituar rrugën e famshme që thuhet në rrjetet televizive, që do të bashkonte Vlorën me detin Jon. Por kjo rrugë që pashë, jo vetëm që nuk i përket kësaj zone, sepse ne kemi pasur rrugë të vjetra siç ishte rruga e Fterës, e Çolajt ose Pilurit që lidhte Labërinë me detin Jon, dhe jo Vlorën, se Vlora është e lidhur me detin Jon. Midis të tjerave pamë që investimi ekonomik është në shifra astronomike. Ku shihet se me këtë investim jo vetëm do kishim ndërtuar rrugët ekzistuese, që janë dhe me taban, do i shërbenin fshatrave të bregut të Vlorës dhe anën tjetër do të kishim kursim për të ndërtuar vepra të tjera. Po të shikojmë nga ana mjedisore, ambienti i cili është dëmtuar në mënyrë masive dhe është për të ardhur keq. Ata që pretendojnë për këtë rrugë se është lidhja e Labërisë me bregun, ajo është e lidhur me tradita, është lidhur me rrugë të vjetra ekzistuese kohë më parë, në të cilat ne kishim mundësi që me më pak investime dhe me më pak dëme për ambientin për të lidhur këto dy treva”, tha Dhimojani.

Sipas PD, në këtë projekt vihet re mungesa e një tabele e cila duhet të tregojë se kush e financon, kush e ndërton, kush ka bërë projektin, cilat parcela shpronësohen. Asnjë informacion i tillë nuk ekziston.​

BW/d.i.

Next Post

Veliaj: Rrisim investimet për rininë, Karta e Studentit gati brenda vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In