Në një reagim zyrtar për mediat, Partia Demokratike dënon me forcë aktin terrorist që goditi Turqinë duke lënë 39 viktima dhe shumë të plagosur natën e ndërrimit të viteve.
Duke u solidarizuar me dhimbjen e familjeve që humbën të afër it e tyre nga sulmet e natën së ndërrimit të viteve, PD shpreh ngushëllimet për autoritete turke.
“Duke shprehur dhimbje dhe ngushëllime për familjet e viktimave, Partia Demokratike rikonfirmon mbështetjen dhe solidaritetin e plotë me popullin dhe autoritetet turke duke theksuar se do të jemi përherë në krah në çdo betejë për liri dhe vlera demokratike”, thuhet në reagimin zyrtar të PD-së.