• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD dakord të votojë vetting-un, por kundërshton datën e zgjedhjeve me 23 korrik

by Java News
16/05/2017 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Duket se eshte drejt zgjidhjes ngërçi politik i PD qe zgjat prej 88 ditësh. Opozita dhe shumica duket se kanë rënë dakord për votimin e Vettingut në Kuvend, ndërsa marrëveshjen për momentin e mban peng data e zgjedhjeve me 23 korrik.

Vettingu ishte kërkuar nga PS që të jetë pika e parë e marrëveshjes, në mënyrë që të miratohen anëtarët e opozitës në Kuvend dhe t’i hapet rruga Reformës në Drejtësi. Pas negociatave dhe presionit të zyrtarit të DASH, PD sipas burimeve, ka pranuar që të votojë Vettingun.

Ndërsa aktualisht po diskutohet për datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, opozita kerkon qe zgjedhjet te shtyhen per ne Vjeshte. Shumica ka lënë si afat të fundit 23 Korrikun, ndërsa opozita kërkon datën 3 ose 10 shtator, pasi sipas saj duhet kohë për ndryshimet, që do të bëhen bazuar në paketën ‘McAllister’.

Marrëveshja bazuar te paketa McAllister
Sonte pritet e të firmoset një marrëveshje Rama-Basha, pjesë e së cilës do të jetë paketa Mc Allister dhe propozimi i kryeministrit Edi Rama, që u bë në tryezën e realizuar në presidencë.

Duke qenë se në paketën e McAllister parashikohej zgjedhja e një presidenti konsensual me opozitën, një proces ky që ka përfunduar tashmë në parlament nga paketa e propozuar nga kryeministri është marrë në konsideratë propozimi që opozita të japë dakortësinë e saj për postin e zëvendës kryeminsitrit.

Ndërsa negociatat janë intensive mësohet gjithashtu se kryeministri ka pranuar faktin se mund të përdoret identifikimi elektronik i votave në zgjedhjet e ardhshme, çështje të cilën e ka kërkuar që në krye të herë opozita, por jo votimi elektronik pasi do kohë implementimi.

Në këtë pikë palët kanë dakortësi, por data e mbajtjes së zgjedhjeve po negociohet, ndërsa mësohet se kryeministri Edi Rama e sheh opsionin e shtyrjes së datës deri me datën 23 korrik, dhe në këtë afat është i mundur edhe realizimi i identifikimit elektronik të zgjedhësve, por jo përtej kësaj date sic kerkon opozita. E djathta pretendon qe zgjedhjet te shtyhen ne Vjeshte.

Pavarësisht se nuk solli një paketë amerikane për zgjidhjen e krizës, zyrtari i DASH-it, Yee, i cili prej ditës së djeshme qëndron në Tiranë, duke se apeli i tij ka vënë në lëvizje edhe një herë palët që me sa duket po shkojnë drejt finalizimit të një marrëveshje politik.

Identifikimi elektronik
Ndërkaq, mësohet se është pranuar nga Rama identifikimi elektronik, një tjetër kërkesë e opozitës kjo për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Çfarë parashikon paketa McAllister?

— Ndryshime në strukturën qeveritare – 4 ministra të propozuar nga opozita

— Kryetari i KQZ t’i lihet opozitës

— Ndryshime në strukturën e Policisë së Shtetit

— Avokati i Popullit të propozohet nga opozita

— Ndryshime në Kodin Zgjedhor (forcim të penaliteteve për rastet e shitblerjes së votës)

— Paketës McAllister do t’i bashkohet propozimi i Ramës për zv/kryeministër teknik.

Zhvillimet nga negociatat për ngërçin politik

Ora 21:00 Burime: PD pranon që të votojë Vetingun, peng data e zgjedhjeve
Burime për REPORT TV pohojnë se opozita dhe shumica kanë rënë dakord për votimin e Vettingut në Kuvend, ndërsa marrëveshjen për momentin e mban peng vetëm data e zgjedhjeve.

Ora 20:30 Ndërkombëtarët duan Vettingun pikë të parë të marrëveshjes
Burime për Report Tv pohojnë se Vettingu është kërkuar nga ndërkombëtarët që të jetë pikë e parë e marrëveshjes, në mënyrë që të miratohen anëtarët e opozitës në Kuvend.

Ora 19:55 Basha mbledh aleatët për herë të tretë sot në 21:00
Për herë të tretë brenda ditës, Lulzim Basha do të takojë aleatët opozitar. Mbledhja do të zhvillohet në orën 21:00, ndërsa negociatat vazhdojnë mes shumicës dhe opozitës për gjetjen e një marrëveshje.

Ora 14:30 Burime: Në negociata paketa McAllister dhe propozimi i Ramës
Burime nga negociatat maxhorancë-opozitë bëjnë të ditur se palët po shkojnë drejt arritjes së marrëveshjes, ku përfshihet paketa e David McAllister dhe propozimi i kryeministrit Edi Rama.

Të njëjtat burime thonë se dy janë çështjet që pritet të marrin zgjidhje në këto momente, miratimi i Vettingut ku po diskutohet nëse do kalojë në parlament para ose mbrapa nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërkaq, mësohet se është pranuar nga Rama identifikimi elektronik.

Tjetër çështje mbetet data e zgjedhjeve, palët po shkojnë drejt dakordësisë për zgjedhje në korrik, por kryeministri ka kërkuar që të mos tejkalohet data 23 e muajit korrik.

Ora 13:31 Duka: Prag marrëveshje votimi elektronik humbi sensin
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaron se palët janë në prag të marrëveshjes politike, që do t’i jepte fund ngërçit politik.

Komentet e tij, Duka i ka bërë gjatë Asamblesë Kombëtare të PAA, ku i ka njohur anëtarët e saj me situatën politike dhe qëndrimin e kësaj force politike, lidhur me situatën që po kalon vendi.

Duka u shpreh se tashmë ka nisur puna për arritjen e pikave të përbashkëta në mënyrë që vendi të dalë nga kriza, ndërsa theksoi se votimi elektronik, i kërkuar me insistim nga Lulzim Basha, ka humbur sensin për këto zgjedhje parlamentare.

Sipas Dukës, kjo edhe për shkak të pamjaftueshmërisë kohore për të futur teknologjinë në zgjedhje.

“Jo shtyrje të zgjedhjeve me një vit”
Duka shprehet skeptik edhe për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, duke theksuar se ato s’mund të lihen për pas një viti.

Megjithatë, Duka theksoi se opozita duhet të jetë e unifikuar nëse zgjedhjet bëhen pas 2 apo 6 muajsh.

“Unë kam ngulur këmbë dhe besoj u ra dakord që votimi elektronik e ka humbur sensin pasi ndërkohë është caktuaar një datë zgjedhjesh dhe kërkohet një shtyrje e logjiksht me siguri, që nuk mund të kërkojmë një vit.

E rëndësishme është se duket sikur po shkon drejt realizimit. Besoj se do të ketë një datë që të jetë optimale për ne. Por sidoqoftë kjo datë a është pas dy muajsh apo pas 6 muajsh e rëndësishme është që ne na gjen të bashkuar dhe në krah të njëri-tjetrit”, u shpeh Duka.

Deklarata e plotë e Agron Dukës në Asamblenë e PAA
“U mor në shqyrtim paketa MecAllister dhe propozimet e bëra nga kryeministri Rama siç ishte zv/kryeministri etj e cila kërkon një kohë të domosdoshme implementimi dhe patjetër që të realizohet duhet të ketë një minimum kërkesash, pra një identifikim biometrim dhe numërim elektronik.

Unë kam ngulur këmbë dhe besoj u ra dakord që votimi elektronik e ka humbur sensin pasi ndërkohë është caktuaar një datë zgjedhjesh dhe kërkohet një shtyrje e logjiksht me siguri, që nuk mund të kërkojmë një vit.

E rëndësishme është se duket sikur po shkon drejt realizimit. Besoj se do të ketë një datë që të jetë optimale për ne. Por sidoqoftë kjo datë a është pas dy muajsh apo pas 6 muajsh e rëndësishme është që ne na gjen të bashkuar dhe në krah të njëri-tjetrit.

Unë gjykoj sipas mendjes time që jo vetëm në politike, por në biznes, jetë dhe kudo po deshe të dështosh shiheni njëri-tjetrin me dyshim, po deshe të ecësh përpara shiheni njëri-tjetrin me respekt, nuk dua ta huazoj atë fjalën e Metës, por e theme sinqerisht me dashuri”, u shpreh Duka.

Gjatë punimeve të asamblesë së Partisë Agrare Ambientaliste u miratua kooptimi i anëtarëve të rinj të saj, si dhe u darkodësua edhe një herë qëndrimi i PAA në lidhje dhe përkrahjen e opozitës për të arritur që vendi të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ora 11:50 Pas takimit me aleatët, Basha shkon te Berisha
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas takimit me aleatët.

PD pritet të dalë me një vendim zyrtar sa i takon qëndrimit që do të mbajë për ofertën McAllister, gjatë pasdites së kësaj të marte.

Afati i vendosur nga SHBA është ora 16:00, koha kur Basha duhet të prononcohet zyrtarisht nëse do ta pranojë apo jo paketën e zv/presidentit të Partisë Popullore Europiane.

Ora 12:00 Negociatat, Rama anulon takimin me votuesit në Dibër
Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimin me votuesit në Dibër, për shkak të negociatave politike që pritet të zhvillohen pasdite, me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik.

Anulimi i vizitës në Peshkopi është konfirmuar nga stafi pranë Kryeministrit.

Pasditja e kësaj të marte shihet si vendimtare për paketën McAllister dhe negociatat që pritet të zhvillohen mes maxhorancës dhe opozitës.

Në mesditë kreu i qeverisë zhvilloi një takim për rreth një orë me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu. Nga ana tjetër, takime intensive ka pasur edhe në radhët e opozitës. Lulzim Basha takoi dy herë aleatët e tij brenda dy orëve, dhe po aq herë shkoi edhe në zyrën e Berishës.

Një ditë më parë, zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, i vendosi Lulzim Bashës një afat 24 orë për t’u shprehur zyrtarisht nëse e pranon apo jo ofertën e zv/presidentit të PPE.

Ora 11:23 Ambasadori Lu 60 minuta takim me Ramën
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka mbërritur në këto momente në Kryeministri, ku mësohet se do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të këtij takimi, i cili zgjati rreth 60 minuta, ishte situata politike dhe rinisja e negociatave për zgjidhjen e ngërçit të krijuar nga bojkoti i opozitës dhe vendimit për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Një ditë më parë, zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Jee, shprehu mbështetjen e tij për paketën McAllister, duke kërkuar nga klasa politike ta pranojnë atë.

Ora 11:08 Basha mbledh aleatët, pritet qëndrimi për “McAllister”
Kur kanë mbetur dhe pak orë nga skadimi i afatit të vendosur nga SHBA, lidhur me paketën e zv/presidentit të PPE, David McAllister, kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët në selinë blu.

Mësohet se në këtë takim, i cili zgjati rreth 50 minuta, u diskutua për negociatat me maxhorancën dhe mundësinë e rinisjes së tyre në funksion të zgjidhjes së ngërçit politik.

Një ditë më parë, zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee i la Bashës një afat 24 orësh për t’u shprehur për ofertën e zyrtarit të Partisë Popullore Europiane.

Afati i Bashës për të vendosur është ora 16:00 e kësaj të marte.

Ora 10:00 Afati i Yee, Basha do përgjigjet sot
Pavarësisht se nuk solli një paketë amerikane për zgjidhjen e krizës, zyrtari i DASH-it, Yee, i cili ishte dje në Tiranë, ka riaktivizuar mundësitë për dialog duke i dhënë opozitës 24 orë kohë për të marrë vendim nëse do të hyjë ose jo në zgjedhje.

Zv/sekretari Amerikan i Shtetit, gjatë takimit që zhvilloi me Lulzim Bashën, i la afat deri sot në orën 16:00, për të vendosur lidhur me paketën e zv/presidentit të Partive Popullore Europiane, David McAllister.

Takimi Basha-Yee zgjati rreth 90 minuta, ndërsa mësohet nga burime pranë takimit se është dominuar nga fillimi deri në fund nga diskutimet rreth ofertës “McAllister”, të cilën kryetari demokrat e refuzoi në tryezën e negocitave të 25 prillit.

Por insistimi i Yee se ky është drafti i vetëm që mund të afrojë kompromisin mes palëve, ka bërë që kryetari demokrat të pranojë afatin e vendosur nga zyrtari i Uashingtonit, për t’u përgjigjur zyrtarisht sot në orën 16:00.

Burimet saktësojnë se diplomati Yee, nuk ka sjellë asnjë propozim apo ofertë të re në tryezën e diskutimit, por ka përgëzuar gatishmërinë e qeverisë për të bërë lëshime pushteti sipas paketës së Brukselit, ku qeveria linte disa ministri, poste në polici dhe kreun e KQZ-së për opozitën në kuadër të rritjes së besueshmërisë së saj në procesin zgjedhor.

Një ditë më parë, Yee deklaroi pas takimeve me krerët e politikës se SHBA do njohë zgjedhjet e 18 qershorit, edhe nëse opozita nuk merr pjesë.

Basha refuzoi në 25 prill paketën McAllister
Kujtojmë që kryetari demokrat Lulzim Basha refuzoi negociatat e 25 prillit, kur në tryezë u ofrua pikërisht dokumenti i zyrtarit gjerman i cili parashikonte ndryshime në katër ministri emrat për të cilat duhet t’i propozonte opozita, ndryshime gjithashtu në strukturën drejtuese të Policisë së Shtetit apo dhe për t’i lënë opozitës kryetarin e KQZ-së.

Gjithashtu, i njëjti dokument i cili ka marrë edhe miratimin e SHBA, BE e OSBE, parashikon edhe ndryshime në Kodin Zgjedhor, për të ashpërsuar penalitetet lidhur me rastet e shitblerjes së votës. Një prej problematikave të ngritura kjo nga opozita.

PD ‘harron’ qeverinë teknike, kërkon votim elektronik
Gjatë takimit Basha-Yee mesditën e djeshme, mësohet se nuk është diskutuar për “kryeministrin teknik”, ndërsa kryedemokrati ka lakuar kërkesën për votim dhe numërim elektronik.

Ky insistim i demokratëve parashikon gjithashtu edhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve përtej 18 qershorit. Nga ana tjetër, duket se është “harruar” kërkesa e padiskutueshme deri dje e Bashës për dorëheqjen e Edi Ramës, pasi gjatë takimit me zyrtarin e DASH nuk është cekur fare kjo pjesë.

Nga ana tjetër, Hoyt Brian Yee ka qenë i prerë në atë çka i ka kërkuar kryetarit demokrat, duke i lënë një afat 24 orësh për të vendosur nëse do ta pranojë apo jo draftin e David McAllister. Për këtë çështje, Basha pritet të përgjigjet brenda orës 16:00 të ditës së martë.

Ndërkohë, në rast se do të kemi një përgjigje pozitive nga Basha, atëherë negociatat pritet të rinisin dhe parashikohet një tjetër takim Basha-Rama në orët në vijim.

Yee edhe të martën në Tiranë, pret përgjigjen e Bashës
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee do të qëndrojë edhe sot në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se negociatat për marrëveshje vazhdojnë, ndërsa zyrtari i lartë amerikan është në pritje të një përgjigje nga palët për arritjen e marrëveshjes për zgjidhjen e ngërçit politik.

Yee do presë në Tiranë përgjigjen e Bashës për paketën McAllister, me disa ndryshime të vogla, ndërsa parashikohet që pasditja e kësaj të marte të jetë intensive sa i takon lëvizjeve të politikës për zgjidhjen e ngërçit.

Sikurse janë të gjitha gjasat që në rast pranimi të ofertës së numrit dy të PPE, të ketë edhe një takim Basha-Rama për t’u dakordësuar.

ma.me

Next Post
Juventus nuk ndalet, ofron Mandzukic dhe para për Sanchez

Juventus zgjedh të mos festojë fitimin e “Seria A”, e fokusuar te Champions

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30 mijë veprimtari në kuadër të Festës së Pranverës

30 mijë veprimtari në kuadër të Festës së Pranverës

January 30, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Kurti për Bordin e Paqes: Kosova dëshiron të kontribuojë ku të ketë nevojë

January 30, 2026
U kap pas 29 vitesh, si Kostandin Nishku vrau me gjakftohtësi të miturin me plumb në kokë

U kap pas 29 vitesh, si Kostandin Nishku vrau me gjakftohtësi të miturin me plumb në kokë

January 30, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

January 30, 2026
Zyrtari i lartë europian ‘qorton’ Shqipërinë për paraburgimin, Rama ndan deklaratën

Zyrtari i lartë europian ‘qorton’ Shqipërinë për paraburgimin, Rama ndan deklaratën

January 30, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

January 30, 2026
I fshihej drejtësisë prej 29 vitesh, arrestohet në Greqi i dënuari për vrasjen e një 10-vjeçari

I fshihej drejtësisë prej 29 vitesh, arrestohet në Greqi i dënuari për vrasjen e një 10-vjeçari

January 30, 2026
“Veliaj dhe kostoja demokratike e reformës në drejtësi”, si përpjekjet e ndërkombëtarëve nxitën centralizimin e pushtetit

“Veliaj dhe kostoja demokratike e reformës në drejtësi”, si përpjekjet e ndërkombëtarëve nxitën centralizimin e pushtetit

January 30, 2026
Arratisja e Ndocit, Lamallari: Reagim i menjëhershëm ndaj zinxhirit drejtues, masa të forta për sigurinë në sistemin e burgjeve

Arratisja e Ndocit, Lamallari: Reagim i menjëhershëm ndaj zinxhirit drejtues, masa të forta për sigurinë në sistemin e burgjeve

January 30, 2026
Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In