Partia Demokratike ka hapur sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur sot fjalën e tij përpara militantëve të PD si dhe kandidatëve të koalicionit opozitar për 61 bashkitë e vendit.
Basha u shpreh se vota do të jetë mjeti që të shpëtojë pushtetin vendorë nga Rama dhe lëmoshat e qeverisë, e cila nuk do punojë kurrë sepse të ardhurat që ajo mbledh po bien.
Nga ana tjetër Basha premtoi se me ardhjen e të djathëve në pushtet do të ulen çmimet, taksat, çmimi i energjisë, heqjen e TVSH për çmimet e shportës, faljen e kamatëvonesave për energjinë.
Basha theksoi se fuqia është e popullit që ti japi zgjidhje dhe të shpëtojë nga e keqja me votë më 21 qershor.
Basha tha se vota për PD është vota për punë dhe dinjitet. Sipas tij, hallet e shqiptarëve janë pasiguria dhe varfëria. Pasiguria për punën, jetën, bukën, shkollimin, sipërmarrjen, etj mbizotërojnë në Shqipëri.
Shefi i opozitës tha se kjo qeveri po punon kundër popullit duke rritur taksat, çmimet dhe monopolet e aferat të cilat sipas tij, PD i ka denoncuar publikisht.
Kryetari i opozitës dha dhe shembuj të varfërisë ku në Shkodër, tregtarët nuk jepnin më as veresie, sepse ishin të pasigurtë në do i merrnin më apo jo.
Sipas Bashës, “dyshja Rama-Meta po e kthen vendin me dekada vite mbrapa ku varfëria është kthyer në epidemi, ku listat e borxheve, eksodet dhe papunësia janë në shifrat më të larta.”, theksoi Basha.









