Mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve ka nisur edhe me akuza mes palëve politike lidhur me çështjen e bujshme “Tahiri”.
Në nisje të mbledhjes, pak para se PD-ja të braktiste punimet e komisionit, deputeti demokrat Eduard Halimi ka akuzuar qeverinë se është palë me krimin dhe ka bërë marrëveshje me të.
“Qeveria ka bërë marrëveshje me krimin.
Ne vend qe te mbroje Zaganin, e sulmon atë duke i dalë në mbrojtje Habiljave.
Zagani nuk kishte armik kryeministrin, por Habilajt.
Ju në vend ta dëgjonit si oficer policie, e fusni në burg për t’i lënë fushë veprimi Habilajve”, tha Halimi.
Pas fjales se tij, demokratët lanë sallën e mbledhjes.
Në mbledhje kanë qëndruar deputetët e LSI-së, Nasip Naço dhe Edmond Panariti.
Deputeti Tom Doshi, iu eshte drejtuar me humor atyre.
“Pse u ndatë nga shoket?! Ata ikën”, iu drejtua ai deputetëve të LSI-së, që tashmë janë në një linjë me PD.
a.ç