• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD bojkotoi Këshillin Politik, Rama: Nuk jeni asnjëherë në vendin dhe në kohën e duhur

by A R
22/07/2020 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama komentoi në përfundim të takimit të Këshillit Politik bojkotin e PD dhe LSI.

Ai u shpreh se koha e mbetur është shumë e shkurtër dhe se opozita jashtëparlamentit është një realitet politik.

Nga ana tjetër Rama tha se risitë kushtetuese janë edhe në interesin e Partisë Demokratike.

“Erdhëm sot për të shprehur jo vetëm vullnetin, por edhe gatishmërinë për të diskutuar mbi çdo gjë që është e paqartë dhe që ka krijuar keqkuptim lidhur me pasojat e risive kushtetuese. Në këndvështrimin tim është në interesin e Partisë Demokratike që ta zhvillojmë këtë proces sepse faktikisht Këshilli Politik e ka përfunduar misionin e vet me marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe pas 30 korrikut jeta politike vazhdon…

Kështuqë do të na duhet të reflektojmë në ligjin zgjedhor çfarë Kushtetuta do të imponojë për listat e hapura. Më duket absurde bojkoti i tryezës ku diskutohet kjo. Mosekzistenca imagjinare e PD për Parlamentin nuk e bën Parlamentin inekzistent.

Kjo tryezë është ndërtuar si vetëdije nga ana jonë se pavarësisht faktit që PD dhe aleatët u arratisën në drejtim të paditur duke braktisur detyrën, ata janë pjesë e një realiteti politik. Është një kohë shumë e shkurtër dhe jam i keqardhur.

Ne nuk jemi në kushtet e ndonjë shtrëngese apo halli, madje përkundrazi. Tani kemi konsensus me forcat parlamentare. Me ligj dhe me zakon nuk kemi ndonjë hall të posaçëm. Por mendoj se kemi bërë gjënë e duhur” – tha Rama.

Ai shtoi se Partia Demokratike po përsërit gabimet e së shkuarës duke i braktisur tryezat e dialogut.

“Kam frikë se ata po bëjnë gabimet e së shkuarës që nuk janë asnjëherë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Marrëveshja e 5 qershorit do të votohet nesër dhe ndryshimet kushtetuese do të votohen në 30 korrik” – tha Rama.

/a.r

Next Post
Riatdhesohen 130 azilkërkues nga Franca

Iu refuzua azili në BE, kthehen me avion në Rinas 110 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In