• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD bie në pikën zero… Saliu e mendon Shqipërinë sa Tropoja

by Spartak Ngjela
13/09/2016 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Saliu u rrëzua dje në Diber, por nuk ka rënë ende; dhe nuk eshte fundosur. Mund të bjerë, dhe të mos fundoset, por mund të bjerë dhe të fundoset njëherësh.

Rënia ka lidhje me politikën. Fundosja ka të bëjë me penalizimin e tij dhe të fëmijëve të tij. Rruga që ka nisur do ta fundosë shumë shpejt.

Tani ai e pa mirë se, Lulëzimin, që e kishte marrë për ta shpëtuar, e degradoi plotësisht Partinë Demokratike. E mundi Rama, duke u tallur, dy herë rresht dhe shumë thellë. Po të ishte Saliu politikan duhej ta kishte flakur Lulëzimin që një vit përpara në humbjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor. Pse, burrat e shtetit, me pëlqim familiar i vendosin pasardhësit në parti? Por, a keni parë ju në histori ndonjë burrë shteti që të jetë kundër popullit të vet? Asnjë…

Saliu e mendoi Shqipërinë sa Tropoja. Mediokritet i një ekscentriku që është kundër popullit të vet! Pse, me ca fëmijë që llomotitin vetëm sharje dhe me një perkthyes do drejtohej opozita kundër partisë më të madhe në vend?
Nejse, tani halli është dyfish për Saliun: i ka rënë partia deri rrafsh me tokën, dhe fillon reforma në drejtësi, e gjitha kundër tij. Po pse, o Sali ziu, me Lulëzimin do mundje ti Partinë Socialiste në një shoqëri të majtë? Me ca tullecër dhe pesë memecë do të fitoje “betejen” kundër drejtësisë ti, kur për drejtësinë shqiptare është investuar partia socialiste dhe politika amerikane, deri te Presidenti amerikan? Dhe, brenda kësaj, a nuk e kuptuan antiamerikanizmin tënd dibranet; që e kanë politikën natyrë të tyre, sipas thënies se lordit Julian Amery?

Tani nuk ke me kohë, Sali!… se të ra partia deri në pikën zero.
Por a mund të reformohet lidership i Partisë Demokratike? Në fakt Berisha nuk di ta reformojë, sepse gjithmonë është mbështetur te antiintelektalizmi i tij, që tani është bërë proverbial.

Antiintelektalizmi, që i dha në fillim pushtetin absolut, erdhi një kohë që e varrosi përfundimisht Sali Berishën. Ai tani nuk del dot, se intelektualet e larte, as e besojnë dhe as e pranojnë më.
Ndërkohë, shqiptarët po presin me shqetësim aplikimin e Reformës në Drejtësi. Vonesa dhe zvarritja, po i acaron. Presidenti shqiptar është bërë ndërkohë objekt i një neverie shoqërore. E kuptoni dot ky, apo jo?
Gjithsesi, një gjë duhet theksuar: ky skllavi që është president, nuk duhet të ketë më frikë nga i zoti, të cilit i kanë rënë fuqitë. Vetingun e duan sa më shpejt shqiptarët dhe amerikanët… mjere ai që mendon se mund ta zvarrisë akoma! Dibra dje votoi për vetingun dhe Reformën në Drejtësi. Ky, në fakt, ishte testi popullor real për politikën aktuale shqiptaro-amerikane… Kurse Presidenti shqiptar po mendohet ende mos shpëtojë Saliun. Apo veten?

Next Post
Na kanë gënjyer për më shumë se 50 vite… e vërteta mes sheqerit dhe sëmundjeve të zemrës

Na kanë gënjyer për më shumë se 50 vite... e vërteta mes sheqerit dhe sëmundjeve të zemrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In