• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD ankohet tashmë te Senatorët: “Kanabisi bleu zgjedhjet e 25 qershorit!”

by Java News
13/08/2017 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyra e shtypit në Partinë Demokratike ka zbardhur takimin që delegacioni prej katër senatorësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, patën me zyrtarë të lartë të kësaj force politike. Senatorët Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis u takuan me nënkryetarin e PD-së, Edi Paloka, i cili sipas njoftimi zyrtar – “konfirmoi mirënjohen maksimale të popullit Shqiptar dhe në veçanti të Partisë Demokratike për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë demokracisë në vend”. “Kjo vizitë është dëshmia më e mirë e kësaj mbështetjeje dhe të interesit të Shteteve të Bashkuara ndaj krizës që po kalon vendi”, tha Paloka.

Nënkryetari Paloka i njohu senatorët me faktin sipas tij se prej katër vitesh Shqipëria është nën diktatin e një qeverisjeje të kapur nga interesa të ngushta kriminale, një qeveri e cila ka mbështetur dhe është implikuar drejtpërsëdrejti në kanabizimin e vendit. “Me fitimet kolosale të trafikimit të kanabisit”,- tha Paloka, – “është financuar dhe blerja masive e votës anembanë vendit ne zgjedhjet e 25 qershorit.”

“Raportet ndërkombëtare, si ai i Departamentit të Shtetit dhe te mediave ndërkombëtare kanë theksuar shqetësimet e opozitës. Krimi i organizuar dhe rritja e trafikimit të drogës është bërë nën bekimin politik. Qeveria ështe njësh me krimin e organizuar duke angazhuar me kohë të plotë dhjetëra individë me rekorde kriminale, përfshirë dhe kandidimin e tyre.

Zgjedhjet e 25 qershorit treguan më së miri se fenomeni i shitblerjes së votës është tashmë masiv, se paratë e krimit e të drogës blejnë pushtetin, e pushteti mbahet duke lejuar krimin dhe drogën. E ky nuk është më një shqetësim kombëtar, por po cënon sigurinë e rajonit ashtu siç dhe theksoi dhe prokurori italian Roberti pak ditë më parë”, – theksoi Paloka.

Z.Paloka i rikonfimoi senatorëve se “Partia Demokratike do të vazhdojë të luftojë për një Shqipëri demokratike e një qeverisje totalisht të shkëputur nga interesat kriminale e korruptive duke mbështetur integrimin europian ashtu si dhe forcimin e shtetit ligjor. Në këtë drejtim, kontributi Amerikan do të ngelet jetik duke dalë gjithmonë në krah të vlerave euro-atlantike të vërteta.”

Next Post
Mbetjet/ Nazarko kritikon Ramën: Ose është i çmendur, ose nuk ka lekë shteti… ose këtu ka ndërhyrë mafia

Sa herë duhet t’i hipet gomarit mbrapsht!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In