• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, Alibeaj: Rama merr në mbrojtje dhunuesin e libanezit

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se merr në mbrojtje autorët e dhunimit të biznesmenit amerikano-libanez, Faadi Mitri. Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, tha se megjithëse investitori nxori emrin dhe fytyrën e banditit, Rama hesht pasi sipas tij ka një qëllim, marrjen e truallit tek Gjiri i Lalzit.

“Dhunuesi brutal i biznesmenit që braktisi vendin dhe investimin 450 milionë dollarësh me 1200 vende pune, është i lirë, edhe pse Edi Rama e di se kush është, e di fare mirë se ku ndodhet. Ja ku është i dyshuari i identifikuar nga i dhunuari dhe familja e tij, Landi Muharremi. I dyshuari ka emër dhe fytyrë dhe është denoncuar nga vetë viktima. Kjo foto iu tregua mbrëmë Edi Ramës në ekran, në emisionin Opinion, dhe ai heshti. Jo vetëm heshti, por u kap dhe në mashtrim kur tha se autorët janë ndaluar, por i paska liruar gjykata”, tha Alibeaj.

Ai deklaroi se autori i rrahjes brutale vetëm sa është shoqëruar nga policia dhe është lënë menjëherë i lirë, edhe pse biznesmeni Fati Mitri e ka identifikuar me foto dhe kërkon prej ditësh ndalimin e tij.
“Ndërkohë, presidenti i OMNIX GROUP në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke folur për mediat shqiptare ka shprehur zhgënjimin e thellë se si qeveria nuk bën asnjë hap, dhe nuk ndalon autorin e rrahjes barbare të përfaqësuesit të kompanisë në prani të familjes së tij, në mes të ditës, në një aks të rëndësishëm kombëtar. Me gjithë këto fakte, me gjithë këto qëndrime publike, Edi Rama nuk lëkundet nga qëndrimi i tij, për të mos kapur autorin, për të mos dënuar ngjarjen”, u shpreh ai.

Alibeaj tha se Rama ka vetëm një qëllim dhe se ‘banditi që shëtit i lirë, është vetëm vegla e përdorur në këtë skenar kriminal e mafioz’.

“Në të vërtetë, investitori u largua nga Edi Rama, sepse toka në Gjirin e Lalzit do të ndahet si plaçkë me oligarkët e tij. Kjo është e vërteta. Ky është realiteti. Edi Rama nuk është i interesuar për një investim serioz që i sjell ekonomisë 450 milionë dollarë, krijon 1200 vende pune. Edi Rama është i interesuar ta ndajë këtë pasuri me oligarkët, me banditët, me kartelet e tij të drogës”, tha Alibeaj.

Sipas tij, Edi Rama nuk do investime në vend, por e do vendin në shërbim të planeve të tij për drogën dhe plehrat. “Shqiptarët nuk mund ta lejojnë këtë rrënim. Shqiptarët po bashkohen çdo ditë për të shpëtuar vendin. Shqipëria pa Edi Ramën, është Shqipëria pa plehra dhe pa drogë”, tha Alibeaj.

ma.me

Next Post
Shkarkohen nga puna dy inspektorë të AKU,u filmuan kur merrnin ryshfet

Shkarkohen nga puna dy inspektorë të AKU,u filmuan kur merrnin ryshfet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskena e turpërimit të Strasburgut: Kurth grek ndaj doktorit?

Prapaskena e turpërimit të Strasburgut: Kurth grek ndaj doktorit?

January 29, 2026
Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

January 29, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Leksioni i Strasburgut për Berishën vlen edhe për Kuvendin në Tiranë

January 29, 2026
Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

January 29, 2026
“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

January 29, 2026
“Zbatimi i ligjit, i rëndësishëm”, Kallas mesazh të qartë: Viti 2030 është objektiv realist për Shqipërinë, nëse bëni detyrat anëtarësoheni në union!

Kallas i kërkon SHBA të mos bombardojë Iranin: Nuk kemi nevojë për një luftë të re

January 29, 2026
Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

January 29, 2026
Pranga kroatit që rrëmbente fëmijë, ka dyshime se grabiti Bleona Matën

A është gjallë Bleona Mata? Avokati: Mendohet se ka shkuar nga Greqia në Gjermani

January 29, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

January 29, 2026
Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In