• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD akuza Ramës: 500 mln euro dëm buxhetit nga informaliteti i tregut të bixhozit

by Java News
13/08/2018 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka vijuar sot akuzat ndaj qeverisë Rama për ligjin mbi lojërat e fatit. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Endri Hasa tha se pas katërfishimit të pikave të basteve në Shqipëri “fshihej plani korruptiv i Edi Ramës për t’i dhënë të vëllait Olsi Rama, miliona euro fitime nëpërmjet konçesionit të mbikqyrjes së lojrave të fatit”.

Sipas tij, “500 milionë euro dëm i ka shkaktuar buxhetit interesat e familjes Rama me informalitetin e tregut të bixhozit, 1940 biznese në të zezë”.

Ai tha se kryeministri Rama shtyn hyrjen në fuqi të ligjit që kompanisë konçesionare të të vëllait, t’i shtohet fitimi.

Deputeti demokrat u shpreh se, PD do anullojë çdo ligj selektiv, çdo konçesion monopol dhe do rishikojë ligjin antimafia për sekuestrimin e çdo qindarkë dhe pasurie korruptive.

DEKLARATA E PLOTE
Pak ditë më parë, Partia Demokratike denoncoi faktin se pas katërfishimit të pikave të basteve në Shqipëri fshihej plani korruptiv i Edi Ramës për t’i dhënë të vëllait Olsi Rama, miliona euro fitime nëpërmjet konçesionit të mbikqyrjes së lojrave të fatit.

Për zbatimin e planit korruptiv të Edi Ramës shërbeu rritja e informalitetit në tregun e bixhozit që lidhet direkt me familjen e kryeministrit dhe që deri tani i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej të paktën 500 milionë euro.

Të dhënat zyrtare të publikuara në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se në dy vitet e fundit janë konstatuar 1,940 subjekte, që kanë ushtruar këtë aktivitet pa u pajisur me licencë.

Normalisht, këto 1940 biznese bixhozi duhej të ishin gjobitur për aktivitetin e palicensuar me të njëjtën ashpërsi që gjobitet një biznes i zakonshëm, kur nuk lëshon faturë tatimore apo nuk paguan taksat.

Por, siç konfirmohet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, 1940 subjekte pa licensë në tregun e bixhozit nuk janë gjobitur, por janë lënë të lirë të vazhdojnë aktivitetin e tyre kriminal për faktin e vetëm, sepse ky është një treg që kontrollohet nga vëllai i kryeministrit.

1940 subjektet pa licensë në tregun e bixhozit, në dy vjet nuk janë gjobitur dhe nuk janë mbyllur, sepse, me hyrjen në fuqi të ligjit të lojrave të fatit, çdo pike basti është e detyruar të paguajë për sistemin e kompanisë së lidhur me Olsi Ramën.

Pra, sa më shumë pika bastesh të operojnë në Shqipëri, aq më i madh është fitimi i kompanisë konçesionare.

Kjo është arsyeja pse në treg, në vitin 2013 ishin 928 pika bastesh dhe 4 vjet pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, pikat e basteve janë katërfishuar, duke numëruar 4230 pika bastesh.

Kjo është arsyeja pse 1940 bizneset e reja të palicensuara të bixhozit në dy vitet e fundit as nuk janë mbyllur, as nuk janë gjobitur.

Edi Rama po e shtyn prej 3 vjetësh hyrjen në fuqi të zbatimit të ligjit për t’i dhënë mundësi bixhozit dhe pikave të basteve të zgjerohen dhe, në këtë mënyrë, kompanisë konçesionare të të vëllait, t’i shtohet fitimi.

Partia Demokratike është e vendosur të anullojë çdo ligj selektiv, çdo konçesion monopol dhe çdo favorizim nga pushteti që sot qeveris me krimin e organizuar dhe që sipas Departamentit të Shtetit po pastrojnë paratë edhe nëpërmjet zgjerimit të tregut të bixhozit.

Rishikimi i ligjit antimafia nga Partia Demokratike do të sigurojë sekuestrimin e çdo qindarkë dhe pasurie të vënë nëpërmjet krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar të lidhur me të.

ma.me

Next Post
Grabitje mbi 500 mijë euro në Gjermani e Francë, Europol e policia godasin bandën në Shqipëri

Grabitje mbi 500 mijë euro në Gjermani e Francë, Europol e policia godasin bandën në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In