• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: 14 kompani favorizohen nga Rama, fituan tendera me vlerë 52 mld lekë vetëm në 9 muaj

by A R
31/10/2016 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama për favorizimin e kompanive të lidhura me të për kontratat publike. Nga seklia blu, deputetja Jorida Tabaku deklaroi se synimi i Ramës janë paratë dhe pushteti. Sipas saj, çdo tender dhe konçesion jepet për miqtë e Ramës.

Deklarata e Jorida Tabakut:

E vetmja shpresë e Edi Ramës për të mbajtur pushtetin, janë paratë e krimit dhe korrupsionit. Kjo duket qartë në realitetin që po kalon vendi sot.  Ashtu si hashashi këtë vit është thelluar dhe korrupsioni. Miqtë e Ramës vazhdojnë të jenë përfituesit kryesorë të buxhetit të shtetit.
Vetëm gjatë vitit 2016, nga janari deri në shtator 14 kompani me lidhje miqësore, politike dhe klienteliste me Edi Ramën kanë përfituar  407 kontrata me vlerë  rreth 52 miliard lekë.  Ky rekord për 9 muajt e parë të vitit, ka arritur vlerën që kishte vjet gjatë gjithë vitit.
Nga 2013 e deri më sot 14 kompani me lidhje me Edi Ramen, kanë përfituar 1208 kontrata me vlerë  totale 135 miliard e 368 milionë lekë. Çdo tender, çdo konçesion jepet vetëm për miqtë. Nuk ka më grante për fermerët, nuk ka më ndihmë sociale, nuk ka më shkolla e rrugë e as mbështetje për punësimin. Vetëm tendera për miqtë e fasada.
Me këto para mund  të paguheshin në një vit 55 mijë të papunë. Me këto para mund të paguhej në një vit 200 mijë familje në ndihmë ekonomike. Por, Edi Rama ka vendosur që këto para t’ua japë miqve dhe klientëve të tij.
Çdo ditë ankohet para fermerëve se nuk ka para për t’u dhënë subvencione të cilat vetë ua premtoi kur u mori votën.
Çdo ditë ankohet se nuk bën dot investime, se nuk ul dot taksat, por siç duket për miqtë e oligarkët pranë pushtetit e ka gjetur mënyrën.
Prioriteti i Edi Ramës nuk janë investimet, nuk janë të papunët, nuk janë të sëmurët, nuk janë të pamundurit, nuk janë fermerët. Prioritet i Ramës është sigurimi i parave për vete, miqtë dhe klientët e tij. Edi Rama shpreson se me paratë e siguruara nga korrupsioni dhe krimi të blejë vota dhe të sigurojë pushtete. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

Next Post
Arrestohet në Serbi Hilmi Kelmendi, dyshohet për krime lufte

Arrestohet në Serbi Hilmi Kelmendi, dyshohet për krime lufte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In