• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pavarësisht zhgënjimit të Veliajt me Metën, Bashkia Tiranë vijon të dhurojë gjak

by Java News
31/07/2018 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit i bashkohet nismës së Presidentit të Republikës për dhurimin e gjakut, në ndihmë të të sëmurëve me talasemi dhe atyre që kanë nevojë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen e tij për punonjësit e APR-së, të cilët veç angazhimit të tyre në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e parqeve, këndeve të lojërave dhe lulishteve, dolën vullnetarë për të dhuruar gjak. Ai theksoi se kjo nismë ka dobi të dyanshme, pasi u shërben atyre që kanë nevojë për gjak, por nga ana tjetër i bën mirë edhe dhuruesve, për të reduktuar mundësinë e sëmundjeve kanceroze dhe rigjeneruar qelizat e reja të gjakut.

“Jam shumë krenar për kolegët e APR-së, janë shembullorë në çdo gjë që prekin me dorë, nga liqeni i Tiranës, te këndet e lojërave, nga pistat e vrapit, te Amfiteatri dhe pastrimi i parqeve, e sigurisht të parët edhe në këtë platformë solidariteti, me përpjekjen për të kompensuar nevojat që kemi gjatë stinës së verës, ku një pjesë e madhe e pushuesve që janë gjithashtu dhurues nuk janë në Tiranë, por ndërkohë, nevojat vazhdojnë konstante. Talasemia, njerëzit që aksidentohen apo operacionet nuk pyesin nëse është korrik apo gusht, nevojat janë konstante, ndaj më vjen mirë që ky fluks solidariteti nga Bashkia e Tiranës vjen pikërisht në këtë moment”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku falenderoi Kryqin e Kuq për bashkëpunimin dhe ftoi edhe bashkitë e tjera që t’i bashkohen nismës; t’i shërbejnë më shumë atyre që kanë nevojë dhe të merren më pak me politikë. “Do të vijojmë me të njëjtin përkushtim; kemi hartuar një kalendar vjetor dhe dua të ftoj të gjithë kolegët e bashkive të tjera të bashkohen. Shumë mirë që vijnë në Tiranë për të bllokuar teatrin apo punë të tjera, por sa mirë sikur me të njëjtin zell që bllokojnë punët e Tiranës, edhe më Kamëz e Shkodër, të vijojë dhurimi i gjakut, sepse besoj se duhet të kemi më shumë zell për ndërtim se sa për shkatërrim; më shumë zell për kontribut se sa për bllokim! Besoj se edhe bashkitë e tjera do të ndjekin këtë shembull, por ndërkohë që Tirana është bashkia më e madhe dhe sigurisht, bashkia që ofron gjithmonë cilësinë më të lartë në çdo punë publike, do të duhet ta bëjë këtë edhe në solidaritet”, shtoi Veliaj.

Mandej, ai shtoi se Bashkia e Tiranës do t’i përmbahet angazhimit të marrë dhe të japë kontributin e saj për të dhënë gjak. “Lidership do të thotë të bësh atë që është e drejtë, pavarësisht rrethanave. Të ndërtosh teatrin, besoj është e drejtë, të dhurosh gjak po ashtu, dhe përkushtimet janë përkushtime dhe angazhimet janë angazhime. Ne e kemi marrë këtë angazhim dhe pavarësisht rrethanave apo mënyrës se si shkon loja e politikës së ditës, pavarësisht kush bllokon apo zhbllokon diçka, pavarësisht se kush hap një sherr apo bëhet pengesë, jeta vazhdon dhe unë besoj se për gjërat që besojmë, që janë detyrime të shenjta dhe angazhime të marra, do ta mbajmë gjithnjë fjalën”, tha Veliaj.

ma.me

Next Post
Australi/ Burg shqiptarit që do bënte sulm terrorist

Australi/ Burg shqiptarit që do bënte sulm terrorist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In