• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pavarësisht përjashtimit, Armando Prenga figuron në grupin e PS

by A R
25/01/2016 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi

Në një vëzhgim të përbërjes së grupeve parlamentare në Kuvend bie në sy që deputeti i përjashtuar Prenga vijon të jetë pjesë e përbërjes së grupit të PS-së me 62 deputetë

Përjashtimi

Deputeti Armando Prenga do të përjashtohej nga PS në muajin shtator, ku deputetja Xhaçka do të shprehte qëndrimin distancues të partisë nga çdokush që shkel ligjin

Qëndrimi

Si shkelës i normave, Armando Prenga ka humbur çdo të drejtë morale të jetë pjesë e PS-së, ndërsa si i dyshuar për shkeljen e ligjit, ai duhet të japë llogari përpara drejtësisë

Dekriminalizimi

Përjashtimi i deputetit Prenga do të vinte në një moment kur palët kishin nisur negociatat e miratimit të një ligji konsensual për dekriminalizimin, duke nisur që nga vetja

Prenga-ne-parlamentDeputeti i Lezhës, i përjashtuar që në shtator, PS u distancua publikisht

Artemisa Hoxha

Partia Socialiste vijon që të mbajë në grupin parlamentar deputetin e përjashtuar nga partia, Armando Prenga. Ish-deputeti socialist për Qarkun e Lezhës, Prenga, i cili është përjashtuar nga kjo parti që në muajin shtator të vitit të kaluar, vijon të jetë i regjistruar si deputet në grupin parlamentar të PS-së. Deputeti Prenga, i cili që nga përjashtimi nga PS pas arrestimit të tij nuk ka marrë më pjesë në punimet e Kuvendit, në faqen zyrtare në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, në grupin parlamentar të PS-së mban numrin rendor 58, ndër 62 deputetët e së majtës që janë në këtë grup parlamentar. Gjithsesi, nuk dihet nëse PS e ka neglizhuar vetë një detaj të tillë për të hequr nga përbërja e grupit parlamentar deputetin Prenga. Bie në sy që kjo listë është rishikuar në muajin dhjetor, kohë kur grupit të majtë i është shtuar deputeti Eduard Ndocaj, çka i ka lënë hapësirë PS-së që të rishikojë përbërjen zyrtare që ka në grupin parlamentar. Nëse deputeti Prenga nuk do të marrë pjesë në punimet në Kuvend deri në muajin mars, atëherë mandati i tij do të digjet, pas afatit prej 6 muajsh mungesë. Gjithsesi, deputeti i Qarkut të Lezhës nuk e ka bërë me dije qëndrimin nëse do ta mbajë këtë mandat apo do ta dorëzojë, duke i dhënë mundësi Partisë Socialiste që të përfaqësohet me një tjetër deputet dhe një votë më shumë në Kuvend. Aktualisht, deputeti Prenga është në arrest shtëpie pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Lartë që në fund të muajit nëntor.

Distancimi i PS-së

Në muajin shtator, Partia Socialiste, nëpërmjet deputetes Olta Xhaçka, do të njoftonte largimin e deputetit Prenga nga grupi parlamentar i deputetëve të majtë, pasi sipas saj, kjo parti nuk mund të ishte strehë për askënd që shkel ligjin. Momenti i incidentit me armë zjarri në të cilin u përfshi Prenga ndodhi pikërisht në të njëjtën kohë kur palët politike kishin nisur bisedimet për hartimin e një ligji për dekriminalizimin, për të cilin kishin rënë dakord që procesi do të niste nga vetvetja. Duke marrë shkas kjo nismë për ligjin, i cili së bashku me ndryshimet në Kushtetutë morën votat e mazhorancës dhe opozitës, PS u distancua nga veprimi i deputetit Prenga, i cili u akuzua nga Prokuroria për armëmbajtje pa leje si dhe plagosje e lehtë me dashje. “PS dënon me forcën më të madhe sjelljet dhe veprimet që ishin pjesë e ngjarjes së turpshme në Laç, ku i përfshirë rezulton të ketë qenë edhe deputeti Armando Prenga. Po ashtu për çdo anëtar të partisë sonë, është e qartë se Partia Socialiste nuk është strehë ku mund të gjejë mbrojtje nga agjencitë ligjzbatuese cilido që shkel ligjin. Si shkelës i këtyre normave, Armando Prenga ka humbur çdo të drejtë morale të jetë pjesë e Partisë Socialiste, ndërsa si i dyshuar nga Policia e Shtetit për shkeljen e ligjit, ai duhet të japë llogari përpara drejtësisë për çdo akuzë që rëndon mbi të”, do të deklaronte deputetja Xhaçka në emër të Partisë Socialiste. Qëndrimi i kësaj partie do të ishte në sinkron të plotë me deklaratat e përsëritura të ambasadorit amerikan, Donald Lu, për distancim dhe largim të personave të si dyshuar për të kaluarën e tyre. Por edhe përtej këtij qëndrimi për deputetin Prenga, i cili ishte duke ushtruar mandatin e dytë si ligjvënës në Parlamentin e Shqipërisë, e majta nuk mund të anashkalonte akuzat që bien mbi kreun e PD-së, për të cilin deri më tani nuk ka asnjë akuzë të ngritur nga prokuroria. “Lulzim Basha ka ende, jo një, por disa akuza me të cilat duhet të përballet. Mbi Lulzim Bashën peshon akuza e mbetur pezull e vrasjes së 4 qytetarëve të pafajshëm më 21 janar, në mes të bulevardit, kur ai shërbente si ministër i Brendshëm i Sali Berishës. Mbi Lulzim Bashën peshon akuza e mbetur pezull e grabitjes në bashkëpunim të qindra milionë eurove nga ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës”, do të ishte deklarata e PS-së në muajin shtator. Gazeta Shqip

Next Post

Pese thënie të njohura nga njerëz të mëdhenj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Mar-a-Lago, reagon Shtëpia e Bardhë: Një i çmendur tentoi të hynte në rezidencën e Trump

Incidenti në Mar-a-Lago, reagon Shtëpia e Bardhë: Një i çmendur tentoi të hynte në rezidencën e Trump

February 22, 2026
Tarifat 15% të Trump, KE: Është një marrëveshje në mes, BE pret që SHBA të përmbush angazhimet e saj

Tarifat 15% të Trump, KE: Është një marrëveshje në mes, BE pret që SHBA të përmbush angazhimet e saj

February 22, 2026
U zhduk gjatë marshimit në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, gjendet i pajetë në malin Hajla alpinisti

U zhduk gjatë marshimit në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, gjendet i pajetë në malin Hajla alpinisti

February 22, 2026
Aksi Përrenjas-Librazhd i bllokuar nga rrëshqitja masive, rruga mund të hapet ditën e hënë/ Gati nesër bypass-i për të bërë të mundur kalimin në pjesën e shembur

Aksi Përrenjas-Librazhd i bllokuar nga rrëshqitja masive, rruga mund të hapet ditën e hënë/ Gati nesër bypass-i për të bërë të mundur kalimin në pjesën e shembur

February 22, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

February 22, 2026
Tronditje në Buckingham Palace: Dalin email-et, Mbreti Charles III ishte paralajmëruar për Princin Andrew

Tronditje në Buckingham Palace: Dalin email-et, Mbreti Charles III ishte paralajmëruar për Princin Andrew

February 22, 2026
U raportua i zhdukur, përfundoi i vrarë në Mar-a-Lago! Çfarë dihet për 20-vjeçarin që hyri me armë në rezidencën e Trump

U raportua i zhdukur, përfundoi i vrarë në Mar-a-Lago! Çfarë dihet për 20-vjeçarin që hyri me armë në rezidencën e Trump

February 22, 2026
Deputetët e PS dhe PD bëhen bashkë: Hasi të mos preket nga reforma administrative

Deputetët e PS dhe PD bëhen bashkë: Hasi të mos preket nga reforma administrative

February 22, 2026
Qëlloi me armë 61-vjeçarin pas problemeve me pronat, arrestohet autori, në shtëpi i gjenden kallashnikov dhe tritol

Qëlloi me armë 61-vjeçarin pas problemeve me pronat, arrestohet autori, në shtëpi i gjenden kallashnikov dhe tritol

February 22, 2026
“I riu ishte gati të qëllonte”/ Hyri në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret: E urdhëruam t’i lëshonte, vendosëm ta neutralizonim

“I riu ishte gati të qëllonte”/ Hyri në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret: E urdhëruam t’i lëshonte, vendosëm ta neutralizonim

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In