• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pavarësisht mesazheve të Hahn, PD bllokon sot parlamentin, kusht “mandatet”

by Java News
31/03/2016 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita do të mbajë një qëndrim të kufizuar në Parlament, teksa nuk përjashtohet mundësia që ajo të vijojë me skenarin e bllokimit të foltores së parlamentit deri në krijimin e një konflikti të tensionuar me maxhorancën. Pavarësisht mesazheve të komisionerit Hahn për të mos kushtëzuar reformën, opozita do të bllokojë seancën e kësaj të enjteje.

Kushti kryesor që mban PD-në në pozicion sulmues dhe konfliktual kur vjen puna për të mbajtur një qëndrim normal në parlament është mandati i dy deputetëve të PS-së, Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt. Prej kohësh tashmë, opozita akuzon dy deputetët në fjalë për marjen e parave dhe fondeve publike.

Burime të Javanews brenda selisë blu, bëjnë të ditur se në mbledhjen e djeshme të PD-së është vendosur që qëndrimi në parlament të jetë i kufizuar, duke lënë të hapur mundësinë deri në bllokimin e plotë të seancës plenare.

Një kusht ky, që demokratët e kanë vënë përpara vetes dhe bashkëpunimit të tyre me maxhorancën, në normalizimin e  procesit të reformës në drejtësi.

Në rendin e ditës në Parlament nuk parashikohet asnjë diskutim që ka të bëjë me mandatet e deputetëve socialistë, madje as në kalendarin 3 javor të punimeve të kuvendit, nuk përfshihet asnjë pikë për çështjen në fjalë.

Debati do të nisë qysh herët, teksa pritet që mes palëve situata të tensionohet fillimisht në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kur opozita të kërkojë sërish që në rendin e ditës të qëndrojë dërgimi i mandateve të Sulit dhe Leskajt në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç ndodhi me mandatin e Kokëdhimës.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të ditës së djeshme në PD, u diskutua gjithashtu edhe për dekriminalizimin, teksa Basha u ka kërkuar deputetëve që të nisin të plotësojnë sa më parë formularin e vetëdeklarimit.

Next Post

Nipi i Enverit mohon akuzat: Për laboratorin e drogës mësova në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In