“Nëse Katalunia fiton pavarësinë, Barcelona nuk mund të luajë më në Spanjë”.
Kështu u shpreh presidenti i La Ligas, Javier Tebas i cili nënvizoi se nëse ndodh kjo atëherë do të jetë një humbje e madhe për futbollin spanjoll.
“Do të jetë një goditje e madhe për La Ligan nëse Katalunia fiton pavarësinë. Gjithçka tani është e çartë, nëse Katalunia fiton pavarësinë, Barcelona nuk mund të luajë në Spanjë pasi në La Liga mund të luajnë vetëm ekipet spanjolle”, u shpreh ai.