Spanja mbetet i vetmi bashkëbisedues me Bashkimin Evropian, pas votimit të Parlamentit katalanas pro pavarësisë, theksoi sot Donald Tusk, presidenti i këshillit të BE-së, që përfaqëson 28 vendet anëtare.
“Për BE-në asgjë nuk ndryshon. Spanja mbetet bashkëbiseduesi jonë i vetëm”, shkruan Tusk në profilin e tij në “Twitter”.
Ai i bëri gjithashtu thirrje qeverisë spanjolle të zgjedhë “forcën e argumentit në vend të argumentimit të forcës”./a.m.