• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pavarësia e gjyqësorit, thelbësore”/ Rama: Inovacioni dhe AI, dy “kuaj” të një rëndësie strategjike

by A R
18/09/2025 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrit Edi Ramai prezantoi sot në Kuvend programin qeverisës.

“Kjo përkon me kohëzgjatjen e planit për të ulur Shqipërinë në tryezën e BE. Programi ynë është zgjidhja e provimit, por suksesi do të varet nga aftësitë e secilës dhe këmbëngulja jonë për të kaluar nga letra e programit në realitetin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati. Shqipëria europiane është busulla orientuese e çdo faqe të programit tonë. Edhe në 3 herët e shkuara, pjesën më të madhe të kësaj fjale do ta zërë inovacioni dhe inteligjenca artificiale si dy kuaj të një rëndësie strategjike të betejave tona për Shqipërinë 2030.

Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit është thelbësor. Kodi i ri Civil.  Revolucioni digjital do të shtrihet edhe në fushën e drejtësisë, për të ndihmuar, transparencën llogaridhënie dhe forcimin e lirive dhe të drejta te e individi.t Shqipërisë është i vetmi vend në rajon që përdor inteligjencën artificiale”, tha Rama.

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Parlament: 

Të nderuar miq dhe të ftuar!

Lejomëni në fillim që si folës i parë i kësaj legjislature të re, në këtë pjesë vendimtare të rrugës së Shqipërisë europiane të përcjell urimin tim për një drejtim sa më të suksesshëm të punëve të Kuvendit, Kryetarit të ri të Kuvendit Niko Peleshi. Urime dhe suksese!

Unë nuk jam këtu sot për të kryer një formalitet votë besimi të qeverisë së re me mbështetjen aritmetike të një shumice të pazakonshme në këtë sallë dhe dua t’i them pikërisht shumicës, se jo një mandat, por vite të tëra politike nuk mjaftojnë për ta shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate apo mbi 50% e zgjedhësve në mbështetjen tonë janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e katërt radhazi. Është një borxh që duhet ta marrim përsipër çdo ditë, jo me fjalë, por me një vijë të re sjelljeje, me një qasje të re vetëkritike, me ide dhe risi në çdo drejtim, me durim, me vullnet, me përkushtim dhe me energji të reja në çdo hap për suksesin e këtij mandati të ri.

Ndërsa pakicës dua t’i them vetëm se nuk është puna jonë çfarë bëni dhe çfarë thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë dhe në respekt të zgjedhësve tuaj, do të keni të gjithë vëmendjen tonë dhe të gjithë kohën që të dëshironi nëse do të harroni përdorimin e trupit, të duarve, të këmbeve si argument dhe të zhurmës dhe të rënies me dorë të tavolinave si alternativë. Në të kundërt prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi. Mbajeni parasysh këtë!

Ky mandat i ri është provimi ynë i madh i shtetit. Kohëzgjatja e këtij provimi përkon me kohëzgjatjen e planit ambicioz kombëtar për të ulur Shqipërinë në tryezën e familjes së bashkuar europiane. Dhe programi ynë i ri qeverisës është fletorja e zgjidhjeve të provimit, por suksesi i këtij provimi historik do të varet i gjithi nga aftësitë e secilit dhe secilës dhe këmbëngulja jonë e përbashkët për t’i kaluar zgjidhjet nga letra e programit në realitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati. Shqipëria europiane është busulla orientuese e çdo faqeje të programit tonë dhe metronomi i ritmit të çdo reforme që do ndërmarrim.

Si zakonisht edhe në tre herët e shkuara në një seancë si kjo, unë as nuk do lexoj të gjithë programin, që e keni të gjithë në dispozicion, as nuk do të marr kohën e kuvendit apo rolin e çdo ministri duke i prekur në detaje të gjitha fushat të cilat ministrat do t’i paraqesin një dhe nga një.

Prandaj pjesën më të madhe të kësaj fjale do ta zërë inovacioni dhe inteligjenca artificiale si dy kuaj të një rëndësie strategjike të betejave tona për Shqipërinë 2030.

Shteti i së drejtës është themeli i anëtarësimit në familjen e bashkuar europiane. Udha është pa kthim. Konsolidimi i pavarësisë të gjyqësorit është thelbësor. Kodi i ri Penal, kodi i ri i procedurës penale dhe Kodi i ri Civil janë në proces si baza të reja të një legjislacioni modern me standardet më të larta europiane.

Nga ana tjetër, revolucioni digjital do të shtrihet më tej edhe në fushën e drejtësisë dhe të ligj zbatimit në tërësi për të ndihmuar nga njëra anë eficencen, transparencën, llogaridhënien e institucioneve demokratike dhe nga ana tjetër forcimin e lirive dhe të drejtave të individit.

Shqipëria është i vetmi vend në rajon që përdor me shumë sukses inteligjencën artificiale për të përshpejtuar e legjislacionit me BE. Futja e inteligjencës artificiale në shërbim të mirëqeverisjes, të anti korrupsionit dhe të progresit të përshpejtuar social ekonomik do të jetë një prioritet i pa ndarë i të gjitha ministrive dhe agjencive të vendit.

Ndërkohë Diella, ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale do të ushtrojë një ndikim vendimtar për përshpejtimin e këtij procesi.  Ajo do të mbështetet nga një akselarator me emrin AI 4,” Albanian Inovation 4” i cili do ketë lirinë e plotë të operojë me një rol të ri brenda administratës, plot fuqi në veprim, shembje të pengesave burokratike, adoptim me detyrim përcaktim të inteligjencës artificiale në çdo hap dhe në çdo fushë.

Akseleratori AI 4 do të bashkojë talentet më të mira shqiptare brenda vendit duke tërhequr njëkohësisht shqiptarë në diasporë, por edhe të huaj që kanë dëshirë të hyjnë në konstelacionin e Diellës. Do të përqendrojë një masë kritike talentesh tek problemet më të vështira të Shqipërisë, sfida që zakonisht nuk i frymëzojnë startup-et por që janë kyç për përparimin kombëtar. Do të ndërtojë kompani që mund të krijojnë vlerë të konsiderueshme për Shqipërinë dhe për shtetin si aksioner dhe të motivojnë më shumë shqiptarë që të nisin sipërmarrjet e tyre duke krijuar një cikël auto gjenerues inovacioni.

Diella me akseleratorin e saj AI 4 do ta pozicionojë bukur Shqipërinë si një vend me ambicie të madhe në fushën e qeverisjes përmes digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale si dhe do kombinojë peshën e shtetit me zhdërvjelltësinë e startup-eve duke bashkuar në korsinë e përparimit, shërbimin publik me sipërmarrjen inovative dhe duke i kthyer institucionet në platforma zhvillimore të inteligjencës artificiale.

Unë jam i keq ardhur për kundërshtinë ndaj Dielles si anëtare e kabinetit të ri qeveritar dhe për keqkuptimet e mëdha lidhur me rolin dhe me pritshmërinë prej saj dhe duke qenë se Diella është e integruar në dekretin e presidentit si pjesë përgjegjësie e imja dhe për rrjedhojë duke qenë se koha e fjalës time është e vetmja kohë kur Diella mund t’i drejtohet kuvendit, atëherë para se të vazhdoj më tej me programin e qeverise së re kërkoj nga shërbimi i Kuvendit t’ia japë fjalën Diellës.

***

Edhe një herë po ju them, nëqoftëse nuk  do lejoni këtu në këtë sallë, që të bëhet debati normal, do kalojmë në proces votimi. Po ju them dhe një herë tjetër. Edhe një herë po ju kërkoj të vazhdoj fjalën, nëse s’doni të kalojmë në votim.

Next Post
VIDEO / “Lëre mo lëre”, momenti kur Bardhi hedh Kushtetutën drejt Ramës!

VIDEO / “Lëre mo lëre”, momenti kur Bardhi hedh Kushtetutën drejt Ramës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan të fusin në Shqipëri pjesë për pajisje të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Dibër

Tentuan të fusin në Shqipëri pjesë për pajisje të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Dibër

December 20, 2025
“Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!”/ Berisha: Kurrë nuk mendoj të përgatis liderin pasardhës, është detyrë e…

“Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!”/ Berisha: Kurrë nuk mendoj të përgatis liderin pasardhës, është detyrë e…

December 20, 2025
Tregtim i paligjshëm i lëndëve piroteknike për festat e fundvitit/ Nën hetim dy pronarë marketesh në Kolonjë

Tregtim i paligjshëm i lëndëve piroteknike për festat e fundvitit/ Nën hetim dy pronarë marketesh në Kolonjë

December 20, 2025
3 orë protestë e përplasje para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

3 orë protestë e përplasje para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

December 20, 2025
Mjegulla e dendur mbulon Peshkopinë/ Ndeshja Korabi-Burreli anulohet për shkak të kushteve të motit

Mjegulla e dendur mbulon Peshkopinë/ Ndeshja Korabi-Burreli anulohet për shkak të kushteve të motit

December 20, 2025
Mjegulla ‘pushton’ aksin Tuneli i Kalimashit-Morinë, policia apel drejtuesve të mos ecin me shpejtësi

Mjegulla ‘pushton’ aksin Tuneli i Kalimashit-Morinë, policia apel drejtuesve të mos ecin me shpejtësi

December 20, 2025
“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein

“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein

December 20, 2025
E denoncoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

E denoncoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

December 20, 2025
Mbështetje financiare për klubet, Komiteti Ekzekutiv miraton fondin 3 milionë euro

Mbështetje financiare për klubet, Komiteti Ekzekutiv miraton fondin 3 milionë euro

December 20, 2025
Britania shkurton ndjeshëm fondet kundër ndikimit rus dhe dezinformimit në Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndjeshëm fondet kundër ndikimit rus dhe dezinformimit në Ballkanin Perëndimor

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In