• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pavarësi territoriale, jo ekonomike. Turqia “mban” me ushqime Shqipërinë

by S T
28/11/2024 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është vendi më bujqësor në Evropë, i dyti për nga burimet hidrike pas Norvegjisë, me naftë të bollshme në nëntokë e klimë të dëshiruar nga shumëkush, po që ka varësinë më të lartë nga importi.

Me një model ekonomik që më shumë i ngjan një “pazëlli” që duket se po vonon të marrë formën e duhur, me kafenetë e fast-food-et si bizneset më të përhapura, vendi përherë e më shumë varet dhe në drejtime të tjera, si dërgesat e emigrantëve dhe investimet e huaja, shkruan A2.

Pavarësi territoriale, jo ekonomike. Turqia “mban” me ushqime

“Një vend zhvillohet duhet zhvilluar pasuritë e veta. Të gjitha luftërat historikisht janë bërë për tokën, ne e lejmë tokën pa punuar. Në vend që të eksportojmë fuqi punëtore, duhet të shfrytëzojmë pasuritë mbi dhe nën tokë që të rritemi”, tha për A2 CN, Maksim Caslli, CEO i American Capital.

Për shkak edhe të lënies së tokës “djerrë”, si pasojë edhe e braktisjes nga njerëzit, Shqipëria shiti një dhe bleu tre produkte ushqimore në harkun e muajve janar-tetor, përcjell A2. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se u eksportuan më pak se 4 milionë fruta, perime dhe produkte të tjera për konsum. Në të njëjtin hark kohor u importuan nga jashtë gati 11 milionë euro ushqime.

Pavarësi territoriale, jo ekonomike. Turqia “mban” me ushqime

“Kur themi pavarësi ekonomike duhet që ato nevojat primare, kryesore të shoqërisë ti, në një përqindje të lartë duhet t’i zhvillosh në vendin tënd siç ndodhi kriza e grurit pas luftës në Ukrainë”, u shpreh Caslli për A2 CNN.

Pas më shumë se 30 vitesh tranzicion, ekonomia shqiptare po rezulton e paaftë për të përmirësuar e aq më pak për të ndryshuar veten, duke vijuar të jetë e brishtë përballë thuajse çdo krize qoftë mijëra kilometra larg.

“Kjo kërkon që të bëhet diversifikimi i ekonomisë. Nëse nga një krizë e caktuar preket një pjesë e caktuar e ekonomisë, ku kemi diversifikim, atëherë aftësia për t’u mbrojtur është më e madhe”, shtoi Caslli.

Pavarësi territoriale, jo ekonomike. Turqia “mban” me ushqime

Turqia është ndër vendet me varësinë më të lartë nga importi për Shqipërinë. Nga janari deri në tetor, prej andej u importuan produkte me vlerë mbi 832 milionë euro. Në po të njëjtën periudhë kohore, drejt Turqisë u eksportuan produkte me vlerë rreth 26 milionë euro apo 22.7 herë më pak nga çfarë u importua. /A2

Next Post
112 vjetori i Pavarësisë, djali i kryebashkiakut të Nju-Jorkut: S’kthehem më në SHBA, do jetoj në Shqipëri

112 vjetori i Pavarësisë, djali i kryebashkiakut të Nju-Jorkut: S’kthehem më në SHBA, do jetoj në Shqipëri

Comments 1

  1. Lui says:
    1 year ago

    Bete, c’bete u kthyet ne parrullen e xhaxhit Enver “Te prodhojme, te jetojme me forcat tona”. Sikur nuk e paska pasur keq ai qe shumekush e shan. Por si shume koicidenca po dalin ne lidhje me te mirat e sistemit te kaluar. Duke filluar nga arsimi dhe edukimi i shoqerise, e duke vazhduar me bujqesine, blegtorine, industrine ushqimore, industrine mekanike, hidrike, minerare, e shume e shume fusha te tjera. Me pak fjale, nga nje vend qe prodhonte GJITHCKA, u shnderruam ne nje vend qe varemi nga jashte ne gjithcka. Dhe ju thoni nuk e ka fajin Saliu.. pupupu.., mos ardhte me ky mortje e kombit shqiptare qe i mjaftuan vitet 1992-1997, dmth i mjaftuan vetem pese vjet per te shkaterruar punen 45-vjecare te nje populli te tere. Saliu, ky njeri i kobshem per kombin shqiptar, pervec demit material ku shkaterroi uzina, fabrika, kooperativa dhe cdo gje tjeter fizike, Saliu i kobshem, shkaterroi njeriun si qenie. Fut ne koken e shqiptarit psikozen e antishtetit, e mosrespektimit te rregullave baze te shoqerise ( liria jote, perfundon aty ku fillon liria ime), futi psikozen e shkaterrimit te njeriut si qenie ne vetvete, shkaterrimin e institucioneve, arsimit, shendetesise, ushtrise, ekonomise ne teresi dhe qershia mbi torte, shkaterrimi i sistemit te drejtesise. Reflektoni o njerez, populli thote “c’te mbjellesh, do korresh”. Ne pikerisht kete po perjetojme ne ditet e sotme, po korrim ato qe ka mbjelle Saliu i kobshem ne periudhen e tij te arte politike. Ikja shqiptareve lidhet me shpresen e humbur. Mirepo shpresa qendron gjithmone tek alternativa politike, dmth tek opozita cilado, dhe kurdo qofte. Dhe ne momentin qe nuk ka alternative kunder qeverise, atehere shpresa vdes, dhe kerkohen rruge per largim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In