• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Patrullonte për emigrantë/ Vritet një polic bullgar në zonën kufitare me Turqinë

by Java News
08/11/2022 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një efektiv i policisë bullgare është vrarë me armë zjarri në kufirin me Turqinë, raporton Ministria e Brendshme bullgare.

Ministri Ivan Demerdzhiev tha se incidenti ndodhi të hënën në orën 20:30 me orën lokale, kur një person i paidentifikuar qëlloi në drejtim të efektivëve që po patrullonin pranë fshatit kufitar, Golyam Dervent.

Efektivi i policisë, 30-vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa kolegu i tij kishte arritur të fshihej pas automjetit dhe shpëtoi i padëmtuar.

Patrulla të shumta u dërguan në zonë, por vrasësi nuk është kapur dhe besohet se ka kaluar në territorin turk. Ministri u tha gazetarëve se kishte marrë garanci nga pala turke që vrasësi do të kapej.

“Patrullat po hasen me rritje të numrit të refugjatëve çdo ditë. Ai i mbrëmshmi ishte një akt i dhunës ekstreme. Kërkoj të njëjtën gjë nga Europoli dhe Komisioni Europian. Ky është sulmi i parë me armë pas shumë vitesh”, tha Demerdzhiev.

Demerdzhiev u ka bërë thirrje gjithashtu për më shumë mbështetje nga Europol dhe Komisioni Evropian.

Bullgaria ka vendosur rreth 350 trupa dhe 40 mjete të rënda përgjatë kufirit me Turqinë për të ndihmuar policinë kufitare që të përballojë fluksin e emigrantëve. Trupat do të kryejnë patrullime të përbashkëta përgjatë vijës prej 259 kilometrash që ndan dy shtetet.

Bullgaria kishte rritur tashmë masat pasi dy policisë u vranë nga një autobus që transportonte emigrantë në fund të gushtit. Sipas shifrave zyrtare, rreth 12,700 emigrantë të paligjshëm janë arrestuar në vend që nga fillimi i vitit 2022, 2.5 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Shumica e emigrantëve që vijnë në Bullgari nga Lindja e Mesme e përdorin vendin si një korridor tranziti për në Evropën Perëndimore./m.j

Next Post
Do festonte ditëlindjen/ Vdes papritur sipërmarrësja e famshme, dyshimet bien tek partneri

Do festonte ditëlindjen/ Vdes papritur sipërmarrësja e famshme, dyshimet bien tek partneri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronë dhe raketa në fund të Ramazanit? Irani këshillon SHBA: Rrini larg izraelit dhe nuk do lëndoheni

Djali i një studiuesi fetar, baba i 6 fëmijëve/ Ali Khamenei, kleriku i linjës së ashpër që udhëhoqi Iranin që nga viti 1989

March 1, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Bllokimi i rrugës në Librazhd, Rama: Zero korrupsion, ndikoi gjeologjia e vështirë

March 1, 2026
Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

March 1, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Qasje e re”, Rama për ndryshimet në qeveri: Largimi i Ballukut për shkak të rrethanave! Do pres raportin…

March 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Nga protestat me qytetarë tek protestat me mercenarë

March 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

March 1, 2026
“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

March 1, 2026
New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

March 1, 2026
VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

March 1, 2026
Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Teherani godet me raketa Emiratet, kaos në aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In