Patriarku serb Irinej, u ka bërë thirrje të gjithë ish-banorëve të Kosovës të kthehen në shtëpitë e tyre, shkruan Akter. “E dimë që jetojnë në rrethana të vështira, por Zoti do t’u japë atyre forcë të durojnë, dhe i ftojë të gjithë ish banorët e Kosovës të kthehen nëpër shtëpitë, tempujt dhe varrezat e tyre, dhe të mbrojnë dhe ruajnë atë që e kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre”, ka deklaruar Irinej, transmeton lajmi.net.
Gjatë manifestimit të festës së Shën Stefanit në manastirin e Deçanit, kanë marrë pjesë drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç si dhe ministri për kthim dhe komunitete Dalibor Jevtiç.