Patriarku i Kishës Ortodokse serbe (KOS ) Irinej ka vlerësuar se për Serbinë problemi më i madh rreth Kosovës është fakti se atje kanë mbetur pak serbë, transmeton Koha.net.
Ai në Patrikanën e Pejës, ku ka udhëhequr liturgjinë me të cilën filloi Kuvendi i rregullt pranveror i Kishës Ortodokse Serb, siç njofton N1, ka thënë se Kosova kaherë është e pushtuar dhe se duhet punuar më shumë për kthimin e serbëve në Kosovë.
“Në Prizren kanë disa dhjetëra serbë, kështu është edhe në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Gjakovë… Ka pak dëshirë te të shpërngulurit për t’u kthyer shtëpitë e veta, ata që duan të kthehen nuk kanë ku, sepse shtëpitë dhe prona u janë shkatërruar e uzurpuar.
Tani më e rëndësishmja është te qëndrimi dhe jetesa e atyre që kanë mbetur në Kosovë”, ka thënë Irinej. Duke theksuar se mbajtje e Kuvendit të KOS-it në patrikanën e Pejës është një inkurajim i madh për popullin serb të Kosovës, ai i ka ftuar ipeshkvit për harmoni . Kuvendi pas Pejës vazhdon me punën në Patrikanën e Beogradit. (b.an)