• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi: Protesta e Veliajt në Gjykatë, Lu të reagojë, ndryshe kompromentohet paanësia e tij

by Java News
12/05/2016 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kreu i grupit parlamentar të PD-së, deputeti Astrit Patozi ka ftuar ambasadorin amerikan Donald Lu që të mbajë një qëndrim të fortë në lidhje me protestën e djeshme të Bashkisë, për ndërtimin e kompleksit të pallateve 17 katëshe tek diga e liqenit. Patozi ka theksuar se ambasadorët nuk duhet të heshtin, pasi kjo do të kompromentote pozicionin e tyre si të paanshëm.

Patozi e ka cilësuar si një maskaradë protestën e bashkisë, duke e quajtur kryebashkiakun Veliaj si një Che Guevarist të vogël, që ka marrë urdhëra nga Kryeministri Rama.

“Ftoj Ministrin e Drejtësisë që të prononcohet, e ka detyrim moral. Dy ditë më parë reagoi për rrahjen barbare të gazetarit dhe mirë bëri! Mendoj se dje u dënua me vdekje pushteti gjyqësor, mu në mes të ditës dhe në mes të kamerave live.

Do duhej tja kisha bërë këtë thirrje Kryeministrit, por nuk e bëj dot, në mos është vetë regjizori i asaj proteste, është përfituesi i parë i saj.

Ftoj Presidentin e republikës që ti dalë në krah gjyqtarëve, jo makinave e pronave luksoze, por gjyqtarëve sepse është kryetar i KLD-së.

Ata (ambasadorët) kanë qenë të mirëpritur në ivenstimin e tyre për reformën në drtejtësi. Dje ishin mysafirë në mbledhjen tonë parlamentare, por me zhvillimet e fundit, ata do duhet të japin garanci se kjo reformë nuk do të përdoret.

Është njësoj sikur kryetari i bashkisë së Neë York, të shkonte të merrte gjysmën e anëtarëve të Kongresit dhe të shkonte të prostestonte përpara gjykatës, do ta arrestonin menjëherë.

Ftesa ime për të nderuarit ambasador është të mos heshtin, sepse kjo do ta kompromentote pozicionin e tyre si të paansëhm.

Kam një vërejtje për kolegët që ishin në protestë. Ju nuk duhet të ishit aty, në marshimin e një Che guevaristi të vogël.

Lidhur me sovranitetin i cili ka shpërthyer me mbledhjen e Lu e Vlahutin tek grupet parlamentare. Bie dakort me Lu-në se me situata të pazakonta duhen veprime të pazakonta. Për fat të keq shqipëria nuk është vend normal.. duam apo sduam ne, sovranitetin e këtij vendi e përfaqëson qeveria! Personalisht mendoj se koncepti i sovranitetit ka ndryshuar shumë dhe smund të jetë më si ai i shekullit të kaluar.. unë vetë do falja pa asnjë pendesë, nëse nga kjo humbje do të kishte më pak korrupsion, më pak taksa, më pak presione ndaj medias, apo më pak shfaqje si ajo e djeshmja përpara gjykatës.”- tha Patozi.

Protesta e zhvilluar ditën e djeshme në gjykatën e apelit administrativ u bë pas vendimit të trupës gjykuese për të hedhur poshtë kërkesën e Bashkisë për ndërrimin e trupi gjykues së cështjes së ndërtimit të pallateve 17 katëshe tek diga e liqenit. Veliaj tha dy ditë më parë, kur lajmëroi dhe për protestën qytetare, se gjyqtarët e trupës gjykuese që po shqyrtojnë cështjen janë të afërm dhe familjarë të pronarit të kompanisë që kërkon të ndërtojë komplekset e pallateve tek diga liqenit. javanews/ a.k

Next Post

Shpërthen Blushi: Rama një i paaftë, në 3 vjet ka lyer me bojë gërmadhën e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In