Agalliu e kishte parkuar mjetin e saj pranë banesës, por shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke tronditur banorët e lagjes. Për pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht ndërsa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. “BalkanWeb” raporton se në momentin e ngjarjes, mesuesja dhe djali i saj i vogël 5-vjeçar, kanë qenë në gjumë.Agalliu ka dëshmuar në polici se nuk ka asnjë konflikt dhe ka shprehur habi për ngjarjen. Policia vijon hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e vendosjes së eksplozivit.
ma.me