• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pati kontakt me gazetarin e infektuar, Zaev tregon kur i përfundon izolimi

by A R
15/04/2020 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski do të përfundojnë nesër periudhën 7 ditore të izolimit shtëpiak. Ata iu nënshtruan izolimit pasi gazetari me të cilin të dy kishin realizuar intervistë, rezultoi pozitiv në virusin korona.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes, ndaj pret që rezultati të dalë negativ.

“Afati kalon nesër, por do të rrimë në shtëpi deri në kalimin e festave të Pashkëve. Nuk ka simptoma as tek unë, as të bashkëshortja, as te fëmijët ose prindërit e mi. Unë jetoj në bashkësi. Shpresoj që edhe këto teste të rezultojnë negative që të mundemi pas festave të kthehemi në funksionimin normal të detyrimeve të punës”, tha Zoran Zaev, raporton noa.al duke cituar Alsat.

Zaev u shpreh se beson në zbutjen e masave dhe përgatitje për rikthim në normalitet nga fillimi i muajit maj.

“Unë besoj se muaji maj, ja të them nga 1 maji, numrat e të shëruarve do të jenë shumë më të lartë se sa të të infektuarve, psikologjikisht të gjithë do të përgatitemi për kthimin e jetës në normalitet por të gjithë e dimë se kjo nuk do të ndodhë sikur të shtypin një sustë. Do të ketë me siguri ndonjë vazhdim afatesh për respektimin e izolimeve sociale dhe kujdesit, maskat me siguri do t’i mbajmë për një periudhë më të gjatë dhe pajisjet tjera mbrojtëse”, tha Zaev.

Ndërsa Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së i bëri thirrje të gjithëve që të zbatojnë rregullat në mënyrë që situata të përmirësohet.

Deri tani, Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 974 raste me koronavirus, nga të  cilët kanë ndërruar jetë 45 persona.

Next Post
Keni të ardhura mbi 2 mln lekë? Ja afati i fundit për deklarimin, ç’duhet të bëjnë të dypunësuarit

"Kujdes me rritjen direkt të borxhit", FMN: Rënia 5% në Ballkan, nuk e dimë sa zgjat pandemia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In