• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patentat e reja për shofer dhe rinovimi i tyre, qytetarët do të njoftohen me telefon

by Java News
12/12/2018 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët që pajisen për herë të parë me një leje drejtimi apo që bëjnë rinovim të asaj ekzistuese do të mund të njoftohen përmes telefonit ose email-it kur dokumenti të jetë gati.

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor njoftoi së fundmi se, në funksion të uljes së burokracive dhe lehtësimit të procedurave,është ndërmarrë pikërisht ky hap, por kjo do të funksionojë vetëm për ata që në mënyrë vullnetare deklarojnë numrin e telefonit apo email-in pranë zyrave rajonale të kësaj drejtorie.

“Tashmë njoftimi për prodhimin e leje drejtimit tuaj nëpërmjet telefonit ose postës elektronike!

DPSHTRR njofton të gjithë qytetarët të cilët aplikojnë për pajisje për herë të parë me leje drejtimi apo rinovim të saj pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, nëse dëshirojnë me vullnetin e tyre të lirë, të depozitojnë numrin e telefonit apo adresën elektronike.

Kjo do të na ndihmojë për t’ju njoftuar në kohën më të shpejtë të mundshme për prodhimin e leje drejtimit tuaj” thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Referuar kuadrit ligjor, pajisja me leje drejtimi për herë të parë bëhet pas kalimit të testit teorik dhe praktik. Një leje drejtimi ka afat të ndryshëm ku ato më tipiket AM, A1, A2, A, B1, B, BE për moshën deri në 50 vjeç kanë afat 10-vjeçar.

Rinovimi i një leje drejtimi, nga ana tjetër, kërkon që drejtuesi i mjetit të aplikojë për rinovimin në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin, para përfundimit të afatit të vlefshmërisë së saj. Nëpunësi i pranimit kontrollon në sistem nëse leje drejtimi është e vlefshme apo, e pezulluar, bllokuar, etj., me vendim të organeve kompetente.

Për rinovimin e leje drejtimit, aplikanti plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon: dokument identifikimi, certifikatë mjekësore me fotografi, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për aplikim, leje drejtimin, bën pagesën e tarifës së shërbimit për leje drejtimi prej 3500 lekë, fotografohet, bën nënshkrimin elektronik dhe konfirmon personin që do të tërheqë leje drejtimin, kur konfirmon se leje drejtimin e tij do ta tërheqë një person tjetër që dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi./Monitor./a.meta

Next Post
Durrës/ Bie nga lartësia, gjen vdekjen 60-vjeçarja, nisin hetimet

Durrës/ Bie nga lartësia, gjen vdekjen 60-vjeçarja, nisin hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In