• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

‘Patenta “Made in Albania” është përtej konsumit patriotik’/ Denaj: Bizneset që e kanë kuptuar e kanë më të lehtë shitjen e produkteve

by Java News
21/09/2020 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj është shprehur për rëndësinë që ka patenta “Made in Albania” për produktet shqiptare.

Në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) për promovimin dhe mbrojtjen e produkteve të marketuara në fushën e artizantit ministrja Denaj tha se  pronësia intelektuale, ka një vlerë të madhe.

“Ajo nuk lidhet vetëm me një përputhshmëri ligjesh brenda standardit europian, por me vlerën që produkti “Made in Albania” ka në tregjet ndërkombëtare. Bizneset të cilat e kanë kuptuar rëndësinë e patentës dhe certifikimit të patentës brenda standardeve ligjore që njihen ndërkombëtarisht, e bëjnë më të lehtë shitjen e produkteve me kodet përkatëse dhe e bëjnë produktin “Made in Albania” jo vetëm që të ketë vlerë në treg, por i rrisin prestigjin edhe vetë Shqipërisë. Ne duhet të shkojmë përtej dhe kjo patentë na ndihmon që të shkojmë përtej konsumit patriotik.Ne po shkojmë drejt një zgjerimi të markës, në njohjen ndërkombëtare, e cila për këto biznese që duan të qëndrojnë gjallë në treg është thelbi kryesor”, u shpreh ajo.

Ndërsa Drejtoresha e DPPI-së Ledina Beqiraj bëri me dije se që prej datës 15 korrik, drejtoria ofron shërbimet nëpërmjet portalit të vetëm qeveritar e-Albania duke sqaruar se, “Tashmë kushdo ka lehtësi në aplikime nëpërmjet portalit për të shmangur kështu radhët e gjata. Një element tjetër që duhet përmendur është se shërbimin e merr i pari ai që e kërkon i pari. Aplikimi nëpërmjet portalit sjell edhe lehtësi për sa i takon transparencës. Me ndryshimet ligjore ne kemi dy arritje të mëdha. Njëra për sa i takon aplikimit për patenta në dy kategori të caktuara të cilët janë studentët  edhe pensionistët, ato përfitohen me një reduktim të vlerës  nga 700 lek të parashikuar nga VKM-ja, reduktohet në vetëm 100 lek. Arritja e dytë është për sa i përket aplikimit për certifikatë, nëse bëhet në portalin e-Albania përfitohet i reduktuar në vlerën 50%. Nga 800 lek kushton vetëm 400 lekë”.

Në total në DPPI nga viti i krijimit të saj (1993) i  janë depozituar rreth 90 000 aplikime për regjistrime të objekteve të Pronësisë Industriale.

Nga subjektet shqiptare janë depozituar rreth 7 000 aplikime, nga të cilat 4 500 marka janë për produkte shqiptare.

Inovatorët shqiptarë kanë aplikuar për regjistrimin e 171 patentave për shpikjet e tyre.

77 subjekte shqiptare kanë kërkuar nëpërmjet DPPI-së mbrojtjen në tregun ndërkombëtar të markave të tyre.

Nga 24 aplikime për tregues gjeografikë dhe emërtime origjine, 20 janë aplikime nga prodhues shqiptarë.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale aktualisht ofron 154 shërbime online për publikun.

g.kosovari

Next Post
Nga Meta dhe Nikoll Lesi, tek Imami dhe Ceka! Kush firmosi për arrestimin e Berishës në 1998

Nga Meta dhe Nikoll Lesi, tek Imami dhe Ceka! Kush firmosi për arrestimin e Berishës në 1998

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

March 6, 2026
Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Fundjava do të jetë me diell, pranvera mbizotëruese me temperatura 24 gradë Celsius

March 6, 2026
Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, shkon për gjykim dosja e Agim Ismailit dhe dy të tjerëve

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, shkon për gjykim dosja e Agim Ismailit dhe dy të tjerëve

March 6, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Kush po e destabilizon njëkohësisht Shqipërinë dhe Kosovën?

March 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

March 6, 2026
“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

March 6, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Trump vendos kushtet për udhëheqësin e ri të Iranit: Duhet të trajtojë mirë SHBA-në dhe Izraelin

March 6, 2026
E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

March 6, 2026
Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

March 6, 2026
Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In