• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Patagonia” sjell stafin e vet për mbrojtjen e “Vjosës”

by Java News
17/11/2016 07:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kompania e përbotshme amerikane “Patagonia” i kthehet Evropës në përkrahje të njërës nga çështjet e saj më të nxehta ambjentaliste: ndalimin e ndërtimit të digave mbi lumin Vjosa. Chris Teig, një nga drejtuesit e saj të teknikës dhe një ekip i tërë artistësh të grafikës së Patagonia-s, ishin në Shqipëri dhe kanë parë në terren çështjen e Vjosës, që lidhet me ndërtimin e digave mbi të.

capturePër ata që se dinë, Patagonia është një brend ndërkombëtar me degë në të gjithë botën, që prodhon pajisje të ndryshme dhe veshje outdoor për aktivitetet e terrenit dhe ato ekstreme, e që prej vitesh ka marrë si atribut edhe mbrojtjen e mjedisit. Kjo e bën diferencën tashmë dhe konsiderohet gati si shoqatë ndërkombëtare mjedisi. Teig shpjegon për Javanews se Patagonia, në një historitë e tyre të muajve të fundit ambjentaliste, e ngriti si shqetësim ndërkombëtar ndërtimin e digave mbi lumenjtë e Gadishullit Ballkanik dhe numrin absurd të projekteve të tyre (plot 2,700 syresh).

vjosaPak javë më parë, një grup tjetër i tyre me shumë aktivistë, ku shquhej kajakisti Rok Rozman (tashmë një nga ambasadorët e fushatës së mbrojtjes së Vjosës) pjesëtar i Leeway Collective, e një grup kajakistësh sllovenë, mbështetën punën e nisur prej muajsh nga Eco Albania. Kjo e fundit ka bërë deri më tani një përpjekje të jashtëzakonshme për sensibilizimin e ndërtimeve mbi lumin Vjosa. Sensibilizimi, që po bëhet prej kohësh, ka filluar me takime të shumta në terren dhe në vende ku komuniteti shqiptar preket direkt nga ndërtimet e digave mbi Vjosë, por është derdhur edhe shumë energji në takime me zyrtarë, duke shpjeguar rëndësinë e ngritjes së një Parku. Shoqëria Civile shqiptare dhe partnerët e saj të huaj mbrojnë idenë e Parkut Kombëtar përgjatë luginës së lumit dhe për këtë fushata e tyre është asistuar nga “River Watch”, pasi shkon edhe me fushatën evropiane të “Save the Blue Heart”.

capture3Të asistuar nga Eco Albania, shumë subjekte në Evropë dhe tashmë edhe me Patagonia-n në Amerikë, e kanë futur në planet e saj mbrojtjen e lumit të fundit të egër, kurse “Save the Heart Blue” ka ndihur përmes granteve dhe përpjekjeve të komunikimit gjatë vitit të kaluar.

jan_pirnat_brt-4_3-683x1024Kjo është hera e dytë që ekipi i Patagonia vjen vetë në terren me aplikimin e sporteve ekstreme për ta bërë sa më të njohur çështjen e Vjosës. Së bashku me grupin e kajakistëve të Rozman puna e tyre arriti kulmin me një protestë në pragun e Kryeministrit shqiptar.

Misioni i Patagonia-s përshtatet më së miri edhe me qëllimin e saj kryesor: Për të ndërtuar produktin më të mirë, që të mos shkaktojë asnjë dëm të panevojshëm, e përdorim të biznesit për të frymëzuar dhe zbatuar zgjidhje për të kaluar Krizat e mjedisit.

Është interesante të ndash përshtypjet me ta, për kauzën dhe mbi të gjitha sesi e lidhin me punën e tyre. Në një dukje të jashtme, puna e tyre e grafikës s’ka asnjë lidhje, porse në thellësi ata e ndjejnë atë si objekt të asaj që aspirojnë për njerëzit e mjedisit kudo në botë, që janë klientët e tyre. Dhe, vetë Patagonia është kthyer në një subjekt ndërkombëtar që po lufton hapur për çështjet e mjedisit. “Ne vërtetë po mbështesim kauzën e Vjosës, por kemi dhe një sërë misionesh përreth botës, ku një pjese e madhe janë në vetë Amerikën”, shprehet Creig për Javanews.

je3a3741_3-1404x936-1Patagonia, shpjegojnë njerëzit e saj, është thellësisht e përkushtuar për përkrahjen e aktivizimit baze si një mjet për t’i shtyrë politikëbërësit si edhe qeverinë e tyre për të vepruar në dobi të komunitetit. Pas zgjedhjes së Trump, Patagonia, megjithëse ishte pozicionuar kundër, iu drejtua kombit me fjalët: të gjejmë mundësi për të shëruar kombin në mënyrë që të ngrihet mbi retorikën e shëmtuar të fushatës. Ne duhet të zotohemi për ta kthyer çështjen e klimës si një thirrje për bashkim e për t’i sjellë njerëzit së bashku-diçka që dëshpërimisht është e nevojshme në ditët tona. Klimë që sot është në ndryshim ndikon amerikanët e çdo shtrese politike, e në çdo pjesë të vendit. Uraganet dhe sëmundjet nuk do të kalojnë vetëm mbi një zonë. Ka shumë më tepër gjëra këtu që na bashkojnë sesa na ndajnë”, ishin pak a shumë fjalët e tyre.

Çështja e lumit Vjosa tashmë është bërë një çështje ndërkombëtare dhe pas ndërgjegjësimit të mediave ndërkombëtare më në zë, por më pas edhe të Parlamentit Evropian mbi rëndësinë e lumit, si i fundit i egër në Evropë. Kauza mori mbështetje edhe nga 228 shkencëtarë të shquar nga e gjithë bota, që me një memorandum të përbashkët, kërkuan ndaj Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të mbronte Vjosën dhe të ndalonte ndërtimin e hidrocentraleve, të paktën në tre vitet e ardhshme.

je3a4768_3-1404x936Sipas llogarive të tyre duhej bërë një vlerësim i duhur i Ndikimit në Mjedis në këtë lumë, i cili ndodhet në një gjendje pothuajse tërësisht të paprekur. Në një farë mënyre, kërkesa e tyre shkoi edhe me pikën 23 të rezolutës së Komisionit të Zgjerimit, e cila u miratuar në Bruksel muaj më parë, ku Parlamenti Europian i bën thirrje qeverisë shqiptare të “kontrollojë zhvillim e hidrocentraleve në zona të ndjeshme mjedisore si lumi i Vjosës si dhe në zona të mbrojtura për të ruajtur integritetin e parqeve kombëtare ekzistuese.”

Bashkimi në kauzë edhe i Patagonia e ngjit në një stad shumë më interesant kauzën e Vjosës, paçka se qeveria shqiptare është e vendosur të ndërtojë atje. (Javanews)

Next Post
Qeveria kosovare do tkurrë numrin e veteranëve

Qeveria kosovare do tkurrë numrin e veteranëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In