Njëri prej tyre, në deklaratën fillestare të pasurisë, rezulton pa shtëpi dhe pa asnjë pasuri të paluajtshme, por 13 vjet më vonë, ai konsiderohet si një ndër njerëzit më të pasur të drejtësisë shqiptare. Gjithsesi, pavarësisht dyshimeve për mënyrën e shpejtë të pasurimit, çdo anëtar i KLD ka një shpjegim konkret për pasuritë e deklaruara, por fjala e fundit për ligjshmërinë e pasurive të tyre tashmë i takon organeve të Vetingut, të cilat pritet të veprojnë në fillim të vjeshtës.
Gerd Hoxha blen apartament të ri
Gerd Hoxha, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njëherësh kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve, i cili ka udhëhequr rezistencën e gjyqtarëve kundër Vetingut dhe reformës në drejtësi në tërësi, me anë të disa padive në Gjykatën Kushtetuese, gjatë vitit 2016 ka blerë një apartament. Hoxha deklaron blerjen e një apartamenti në Vlorë, me sipërfaqe 126,5 m2, me vlerë 55 452 euro.
Anëtari i KLD thotë se apartamenti është blerë me kursimet e tij dhe të bashkëshortes. Gjithashtu, Hoxha deklaron edhe marrjen e një kredie 5 000 000 lekë, në 2011 për blerjen e një tjetër apartamenti, ku detyrimi për t’u shlyer është 4 288 786 lekë. Gjatë vitit 2016, Hoxha ka blerë dy makina me vlerë 5 mijë euro dhe 3 056 euro, ndërsa ka shitur një makinë me vlerë 10 500 euro.
Xhezair Zaganjori, anëtar i KLD, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, deklaron gjashtë burime të ardhurash nga punët paralele dhe nga shitja e dy librave. Ndërkaq, kryetari i KLD, Ilir Meta, në cilësinë e Presidentit të Republikës, gjatë vitit 2016, deklaron shitjen e katër apartamente me vlerë mbi 500 mijë euro.
Konkretisht, Meta deklaron shitje apartament banimi, deklaruar më parë, me sipërfaqe 200 m2, në shumën 345 000 euro, shitje apartament banimi me sipërfaqe 104.74 m2, 55.503 euro, shitje apartament banimi me sipërfaqe 166.2 m2, 85.088 euro, shitje apartament banimi me sipërfaqe 108 m2, 57 885 euro dhe likuidim kredie për blerje apartamenti, me vlerë 155 000 euro.
Ndërsa, ish-kreu i KLD, Bujar Nishani, përpos të tjerave, për vitin 2016, deklaron 600 000 lekë të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Durrës, 660 000 lekë të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës dhe një kredi për blerje apartamenti, nga e cila kanë mbetur pa shlyer 3 418 476 lekë.
Gjin Gjoni
Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, në deklaratat e para të pasurisë, në vitet 2003-2004-2005-2006, deklaron vetëm pagën si gjyqtar, një makinë me vlerë modeste dhe të ardhura si ekspert i KE për luftën kundër terrorizmit. Në vitin 2011, pasuria e Gjin Gjonit, shtohet.
Pasuritë e reja, Gjin Gjoni i shpjegon me pozitat e bashkëshortes së tij, Elona Çaushi. Në 2008, Gjin Gjoni blen një dyqan me sipërfaqe 30 m2, me vlerë 55 mijë euro, ndërsa në 2009 deklaron marrjen e një kredie në 2008 me vlerë 90 mijë euro me afat 15 vjet. Në 2011, çifti deklaron shitje apartamenti 180 000 USD, blerje apartamenti 53 200 000 lekë, zgjidhje kontrate porosie për apartament 140 000 euro, qira dyqani 9 000 euro, tërheqje borxhi 56 100 euro, Elona Çaushi pagë 3 816 000 lekë, divident pranë shoqërisë ADFD 17 299 390 lekë dhe disa llogari bankare në vlerat 95 807 lekë, 1 040 USD, 31 euro, 4 773 euro, 248 683 lekë, 187 paund, 4 980 franga zvicerane, 2 000 euro, 0.83 euro, 558 franga zvicerane dhe 2 600 euro.
Në 2014, ata deklarojnë gjendje cash 10 000 euro, të ardhura nga qiraja e një lokali 24 000 euro, një kontratë sipërmarrje 79 000 euro, depozitë të shtuar me 270 495 euro, tërheqja e dividendit në ADFD, 13 000 000 lekë dhe 36 000 000 lekë, paga nga ADFD 8 751 000 lekë. Në 2015, deklarojnë të ardhura nga qiraja 16 mijë euro, depozitë bankare 155 mijë dollarë, llogari bankare, 47 mijë euro, dhënie në formën e obligacioneve 165 mijë euro, dhënie borxhi kompanisë “Albania Duty Free Distribution” 130 mijë euro, llogari bankare 12 mijë euro, gjendje cash 10 mijë euro, tërheqje dividenti 23,525,412 lekë dhe pagën e zonjës Çaushi 10,678,000 lekë.
Pasuria e disa prej anëtarëve të KKLD
Gerd Hoxha, anëtar i KLD, gjyqtar, kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve (pasuria 2016)
Blerje apartament banimi me sipërfaqe, 126,5 m2, në Vlorë, 55 452 euro, blerja është realizuar me kursimet e mia dhe të bashkëshortes.
Shtim të ardhurash nga tërheqja e pagesës së bërë në UET për studime doktorature, 2 mijë euro.
Të ardhura nga shitja e automjetit, 10 500 euro.
Pakësim për blerje automjeti tip Toyota, 5 mijë euro.
Pakësim të ardhurash për blerje automjeti, 3 056 euro.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si gjyqtare, 1 155 378 lekë.
Të ardhura nga puna ime si gjyqtar, 1 140 884 lekë.
Të ardhura si ekspert dhe pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 76 040 lekë.
Të ardhura nga pagesat dhe honoraret si anëtar i KLD, 102 000 lekë.
Kredi për shtëpi 5 000 000 lekë, sipas kontratës në 2011, për blerje apartamenti, detyrimi i mbetur 4 288 786.
Xhezair Zaganjori, anëtar i KLD, si kryetar i Gjykatës së Lartë (pasuria 2016)
Të ardhura nga qiraja, bodrum plus kati i parë, 1 764 000 lekë.
Interesa nga depozitat, 104 972 lekë.
Shtesë në llogarinë në euro, 10 210 euro.
Interesa vjetore nga shuma e investuar në obligacion, 243 695 lekë.
Kalim në llogarinë e djalit në Gjermani, për studime, 13 700 euro.
Paga si kryetar i Gjykatës së Lartë dhe anëtar i KLD, 2 017 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si notere, 1 543 000 lekë.
Mësimdhënie dhe udhëheqje master dhe doktorature në Fakultetin e Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Institutin për Studime Evropiane, 1 191 000 lekë.
Mësimdhënie dhe udhëheqje shkencore në Universitetin Luarasi, 263 540 lekë.
Të ardhura nga bashkëpunimi me fondacionin Hanns Seidel dhe Institutin e Studimeve Politike në Tiranë, 298 euro dhe 155 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e librit, 191 100 lekë.
Gjendja e kartave të kreditit, 291 000 lekë, 169 000 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortes, 7 924 lekë, 27 000 lekë, 800 lekë.
Të ardhura nga botimi i librit, 380 euro.
Renis Zaganjori, djali, llogari bankare, 7 291 euro.
Paga vjetore në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, 1 439 489 lekë.
Të ardhura nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Luarasi, 34 608 lekë dhe 556 144 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e apartamentit në Durrës, 1 281 euro.
Ilir Meta, kryetar i KLD në cilësinë e Presidentit të Republikës (pasuria 2016)
Likuidim kredie për blerje apartamenti, 155 000 euro.
Monika Kryemadhi, shitje apartament banimi me sipërfaqe 104.74 m2, 55.503 euro.
Shitje apartament banimi me sipërfaqe 166.2 m2, 85.088 euro.
Shitje apartament banimi me sipërfaqe 108 m2, 57 885 euro.
Llogari bankare dy emërore Bora Meta dhe Monika Kryemadhi, 9 181 lekë
Llogari bankare, shtuar me shumën 174 403 euro.
Shitje apartament banimi, deklaruar më parë, me sipërfaqe 200 m2, në shumën 345 000 euro, pjesa 50 për qind.
Të ardhura nga paga si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, 1 993 076 lekë.
Overdraft i marrë në 2015 dhe i shlyer në 2016, 1 235 677 lekë.
Pakësim i llogarisë bankare, 1 113 620 lekë.
Llogari studentore, djali…, 43 727 lekë.
Llogari bankare, Ilir Meta, 1 001 029 lekë.
Të ardhura nga paga si kryetar Kuvendi, 1 955 743 lekë.
Bujar Nishani ish-kryetar i KLD, në cilësinë e Presidentit (pasuria 2016)
Llogari rrjedhëse, 47 040 lekë.
Llogari rrjedhëse, 21 960 lekë.
Llogari rrjedhëse, 2 209 947 lekë.
Interesa depozite, 445 560 lekë.
Shtim depozite, 2 505 lekë.
Pakësim depozite, 9 mijë euro.
Paga si President, 2 260 238 lekë.
Paga si kryetar i KLD, 102 000 lekë.
Dieta udhëtimesh, 1 620 USD, 4 860 euro.
Të ardhura nga para dhe shpërblime të bashkëshortes në Bankën e Shqipërisë, 1 576 400 lekë.
Dieta udhëtimesh të bashkëshortes jashtë vendit, 990 USD, 2 370 euro.
Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Durrës, 600 000 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në Durrës, 660 000 lekë.
Kredi për apartament, detyrimi i mbetur, 3 418 476 lekë.
Gjendje cash në Shtëpi, 95 000 lekë.
Kredi e bashkëshortes për shtëpi dhe mobilim, 9 600 000 lekë.
I biri Ersilino Nishani, 120 000 lekë.
E bija Fiona Nishani, 120 000 lekë.
Brunilda Kadi, anëtare e KLD, (2016)
Llogari rrjedhëse, pjesë e kursimeve nga pagat, 1 478 268
Depozitë në SHBA, 3 975 USD, krijuar nga puna e bashkëshortit.
Llogari rrjedhëse, 39 USD dhe 45 euro.
Llogari rrjedhëse në Shqipëri, 6 475 USD.
Cash krijuar nga puna e bashkëshortit në SHBA, 16 mijë USD.
Të ardhura nga paga, 1 140 885 lekë.
Pagesë nga Shkolla e Magjistraturës, 19 660 lekë.
Të ardhura si anëtare e KLD, 102 000 lekë.
Të ardhura si eksperte për reformën në drejtësi, 373 313 lekë.
Shërbim konsulence nga shoqëria, Ed-Kontruksion, pagesa në dy vite, 650 000 lekë.
Të ardhura të krijuara nga puna në SHBA si nënkontraktor në fushën e transportit, 23 mijë USD.
Kredi për mobilim shtëpie, 85 mijë euro, detyrimi i mbetur 16 973 euro.
Pasuria 2015
Shtesë në depozitë në SHBA, 2 986 USD.
Blerje makine, 1200 USD.
Paga si gjyqtare, 1,167,129 lekë.
Gazmend Kadi, 27 762 USD të ardhura në SHBA.
Gazmend Kadi, shlyer nga taksat federale 3 659 USD.
Kredi për mobilim shtëpie, 85 000 euro, deri në vitin 2028, shlyer 12 mijë euro.
Gjin Gjoni, anëtar i KLD, pasuria nga viti 2004 deri në vitin 2015
Pasuria për vitin 2003
Paga si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, 930 600 lekë.
Automjet Reno, viti prodhimit 2002, 1.3 milionë lekë.
Pasuria për vitin 2004
Paga si gjyqtar, 762 071 lekë.
Të ardhura si ekspert i KE për luftën kundër terrorizmit në vlerën 1 500 euro.
Pasuria për vitin 2005
Paga si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, 762 071 lekë.
Ekspert i KE, 2 mijë euro.
Pasuria për vitin 2006
Paga si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, 424 057 lekë.
Ekspert në Këshillin e Evropës, 2 500 euro.
Ekspert në Këshillin e Evropës për çështjet penale, 700 euro.
Kredi konsumatore 750 000 lekë.
Pasuria për vitin 2007
Ekspert në Këshillin e Evropës, 2 mijë euro
Paga si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, 749 129 lekë.
Pasuria për vitin 2008
Dyqan 30 m2, 55 mijë euro,
Paga si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, 819 671 lekë.
Ekspert i KE në luftën kundër terrorizmit, 1 150 euro.
Pasuria për vitin 2009
Paga si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës deri në 11.06.2009, 459 692 lekë.
Paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, 572 298 lekë.
Ekspert i KE në luftën kundër terrorizmit, 2 235 euro.
Detyrime të papaguara në vlerën 121 340 lekë për një kredi konsumatore 750 000 lekë.
Kredi, 90 mijë euro me afat 15 vjet.
Pasuria për vitin 2010
Kartë krediti, 10 mijë euro.
Lëshim i ambientit me qira, 1 500 euro.
Paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, 1 452 785 lekë.
Ekspert i KE në luftën kundër terrorizmit, 2 300 euro.
Overdraft, 350 000 lekë.
Bashkëshortja detyrime të papaguara në vlerën 31 422 euro për kredi për blerje makine.
Pasuria për vitin 2011
Shitje apartament banimi me kontratë në vlerën 180 000 USD.
Blerje apartament banimi me kontratë në vlerën 53 200 000 lekë.
Zgjidhje kontrate porosie ap. banimi në vlerën 140 000 euro.
Qira dyqani në vlerën 9 000 euro.
Paga vjetore 1 504 947 lekë.
Tërheqje borxhi nga ADFD në vlerën 56 100 euro.
Bashkëshortja paga në vlerën 3 816 000 lekë.
Bashkëshortja dividentë pranë shoqërisë ADFD sh.p.k në vlerën 17 299 390 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 73 321 euro për një kredi marrë më 27.03.2008 me principal 90 000 euro dhe afat maturimi 15 vjet.
Detyrime të papaguara në vlerën 350 000 lekë për një overdraft.
Detyrime të papaguara në vlerën 10 000 euro për kartë krediti.
Bashkëshortja detyrime të papaguara në vlerën 26 496 euro për kredi për blerje makine.
Bashkëshortja llogari bankare 95 807 lekë.
Bashkëshortja llogari bankare, 1 040 USD.
Bashkëshortja llogari bankare në vlerën 31 euro.
Bashkëshortja llogari bankare në vlerën 4 773 euro.
Bashkëshortja llogari bankare në vlerën 248 683 lekë.
Bashkëshortja llogari bankare në vlerën 187 paund.
Bashkëshortja llogari bankare në vlerën 4 980 franga zvicerane.
Bashkëshortja llogari bankare në vlerën 2 000 euro.
Bashkëshortja llogari bankare në vlerën 0.83 euro.
Bashkëshortja llogari bankare në vlerën 558 franga zvicerane.
Bashkëshortja llogari bankare në vlerën 2 600 euro.
Pasuria për vitin 2012
Blerë ambient dyqani me sip. 77 m2 në vlerën 150 000 euro.
Qira ambienti në vlerën 16 000 euro.
Detyrime të paguara në vlerën -8 566 euro për një kredi marrë më 2008.
Detyrime të paguara në vlerën -9 252 euro për një kredi për blerje makine.
Detyrime të papaguara në vlerën 68 367 euro për një kredi marrë 2008.
Detyrime të papaguara në vlerën 350 000 lekë për një overdraft.
Detyrime të papaguara në vlerën 10 000 euro për një kartë krediti.
Detyrime të papaguara në vlerën 19 378 euro për një kredi për blerje makine.
Elona Çaushi paga si administratore e shoqërisë ADFD sh.p.k në vlerën 5 761 160 lekë.
Elona Çaushi të ardhura nga dividentë prej shoqërisë ADFD sh.p.k në vlerën 30 000 000 lekë.
Paga si Gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë 1 521 627 lekë.
Pasuria për vitin 2013
Paga si gjyqtar, 1 571 388 lekë.
Qira ambienti në vlerën 16 000 euro.
Bashkëshortja, paga si administratore e ADFD, 7 632 643 lekë.
Të ardhura nga dividentë prej ADFD, 13 200 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 63 099 euro për një kredi.
Detyrime të papaguara në vlerën 350 000 lekë për një overdraft.
Detyrime të papaguara 10 000 euro për një kartë krediti.
Detyrime të papaguara 11 577 euro, kredi për blerje makine.
Detyrime të paguara 5 269 euro për një kredi marrë më 2008.
Detyrime të paguara 12 353 euro për një kredi për blerje makine.
Pasuria për vitin 2014
Kredi për blerje makine, detyrimi 3 028 euro.
Gjendje cash 10 000 euro.
Kontrata huaje, detyrimi financiar i pashlyer, 160 400 euro.
Të ardhura nga qiraja e një lokali, 24 000 euro.
Bashkëshortja, tërheqja e dividendit në ADFD , 13 000 000 lekë.
Tërheqja e dividendit në ADFD, 36 000 000 lekë.
Paga dhe shpërblime nga ADFD, 8 751 000 lekë.
Bashkëpronar me bashkëshorten i një kontratë sipërmarrje, 79 000 euro.
Kredi, detyrimi financiar i pashlyer, 57 186 euro.
Overdraft 17 085 lekë.
Kartë krediti, 1 960 euro.
Bashkëshortja, pronare e ADFD
Pronare e Bio-Gourmet
Pronare e Prestige-Group
Pronare e Best-Buy-Drug-Store
Pronare e Albcos
Pronare e shoqërisë Vintage-Neë-and-Second-Hand
Depozitë, shtuar me 270 495 euro.
Gjendja e llogarisë depozitë 8 998 lekë.
Gjendja e llogarisë në depozitë 10 828 euro.
Gjendja e llogarisë në depozitë 147 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me 64 lekë.
Rimbursim shëndeti, shuma e shlyer 767 euro.
Dhënie borxhi shoqërisë Prestige-Group sh.p.k, detyrimi 1 500 euro.
Pasuria për vitin 2015
Paga si gjyqtar, 1,411,938 lekë.
Shpërblime, 85,000 lekë.
Dhënie e një lokali me qera, 16 mijë euro.
Kredi, shlyer 6 mijë euro, mbetur 51 mijë euro.
Overdraft me kartë krediti VISA, mbyllur në 28.01.2015.
Kartë krediti në emër të Elona Çaushin.
Kartë krediti, 10 mijë euro, tërhequr 5.1 mijë euro.
Kredi për blerje makine me bashkëshorten, 5 mijë euro
Llogari bankare, burimi nga qiraja e lokalit, 4 mijë euro.
Llogari bankare, burimi rroga dhe shpërblime, 26,995 lekë.
Elona Çaushi, pronare e shoqërisë “Albania Duty Free Distribution sh.p.k.
Pronare e shoqërisë “Bio Gourment” sh.p.k.
Pronare e shoqërisë “Prestige Group” sh.p.k.
Pronare e shoqërisë “Drug Store” sh.p.k.
Pronare e shoqërisë “Albcos” sh.p.k.
Pronare e shoqërisë “Vintage Neë and Second Hand”.
Depozitë bankare në shumën 155 mijë dollarë.
Depozitë bankare, 1,870,841 lekë.
Llogari bankare, 47 mijë euro.
Llogari bankare, 833,516.66 lekë.
Dhënia në formën e obligacioneve të 165 mijë eurove, me afat deri në 31.12.2017, kësti i përfituar 212,598 lekë.
Dhënie borxhi kompanisë “Albania Duty Free Distribution” sh.p.k, në shumë 130 mijë euro.
Dhënie borxhi “Prestige Grou”, 1300 euro, pa interes.
Dhënie borxhi kompanisë “Albania Duty Free Distribution” sh.p.k, 1,000,000 lekë pa interes.
Donacion për aksident, 500 euro.
Kalim fondi babait, 200,000 lekë.
Depozitë bankare, 22, 181,2 lekë.
Overdraft me gjendje, – 12,229 lekë.
Llogari bankare, 27 euro.
Mbyllje e kartës së kreditit Visa Classic në emër të Elona Çaushit.
Llogari bankare, 12 mijë euro.
Llogari bankare, 0,09 euro.
Llogari bankare, 61 euro.
Llogari bankare, 363,171 lekë.
Llogari bankare, 52,09 lekë.
Llogari bankare, 33,51 euro.
Dy kredi me bashkëshortin, deklarim i mësipërm
Gjendja cash, 10 mijë euro.
Tërheqje dividenti që i përket viti 2014, 23,525,412 lekë.
Tërheqje dividenti, 3,294,119 lekë.
Kontratë huaje, 151 mijë euro, shuma e kthyer 9 mijë euro.
Rimbursim shëndeti, 823 euro
Rimbursim VAT, 1272 euro.
Paga dhe shpërblime si konsulente e ADFD, 10,678,000 lekë.(Shqiptarja.com)