• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pasuritë e politikanëve në Kosovë: Osmani më e pasura, Kurti thotë se s’ka asnjë pronë

by A R
28/06/2021 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

139 mijë e 740 Euro i paguar presidentja Vjosa Osmani bashkë me bashkëshortin e saj për parcelën për shtëpi në një lagje në periferi të Prishtinës e cila është e kontraktuar, por ende nuk është në pronësi, ndërsa për të ka detyrime edhe mbi 87 mijë euro ndaj kompanisë Marigona Hill ku ajo e ka blerë shtëpinë e për të cilën është përfolur shumë në fillim të këtij viti.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit ajo ka deklaruar një banesë të sajën 83 m2 ende të papërfunduar, një parcelë në vlerë të 35 mijë Eurove 10 mijë prej të cilave ende i ka borxh 10 mijë, ndërsa në emër të bashkëshortit ka deklaruar të ketë 2 shtëpi, një banesë dhe 2 garazhe. Ajo ka deklaruar mbi 32 mijë Euro e rreth 7 mijë Dollarë para të gatshme të ruajtura në institucione financiare ndërsa bashkëshorti i saj mbi 6500 euro.

Megjithatë ajo ka specifikuar se pasuria dhe detyrimet financiare të bashkëshortit janë deklaruar përkundër faktit që janë të regjistruara vetëm në emër të tij meqë e gjithë pasuria e paluajtshme e bashkëshortit e deklaruar në këtë formular është fituar para martesës me deklaruesen.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti nuk ka asnjë pronë në emër të tij. Ai ka deklaruar vetëm qiranë për shtëpinë ku jeton e që është 250 Euro në muaj, ndërsa bashkëshortja e tij ka të blerë një apartament në Oslo në vlerë të 400 mijë Eurove.

Nga 2705 Euro të ardhura mujore, Kurti duket të mos jetë kursimtar pasi që ka vetëm 526 Euro të ruajtura në institucione financiare, ndryshe nga bashkëshortja që ka 10 mijë euro në banka ndërsa paga mujore e saj është 3915 Euro.

Ajo ka detyrime ndaj institucioneve financiare siç ka deklaruar kryeministri 300 mijë Euro për banesën, 30 mijë Euro më shumë se që kishte deklaruar në vitin 2019.

Kryetari I Parlamentit Glauk Konjufca ka deklaruar një banesë 100 m2 në vlerë prej mbi 67 mijë Eurosh për të cilën ka obligime financiare ndaj institucioneve financiare 12 vjet, ndërsa para të gatshme ka deklaruar mbi 5 mijë Euro.

/a.r

Next Post
Kush bën turizëm në Shqipëri, është hero. Si në Sarandë dhe kudo

Kush bën turizëm në Shqipëri, është hero. Si në Sarandë dhe kudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In